TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Banorët shqiptarë të Lagjes së Doktorëve në veri në hall të madh, përballen me probleme që Goran Rakiqit i duken si të parëndësishme!

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Banorët shqiptarë të Lagjes së Doktorëve në veri në hall të madh, përballen me probleme që Goran Rakiqit i duken si të parëndësishme!

Rexhep Myftari, banor i Lagjes së Doktorëve, në bisedë për teve1.info, ka treguar tmerrin që po e përjetojnë pas reshjeve të fundit të borës, e që ua ka rikthyer problemin e moçëm: atë të vërshimeve nëpër shtëpia.

Mospërballimi i reshjeve të borës/shiut nga kanalizimi i lagjes, e që rrjedhimisht po shkakton vërshime tani e shumë vite – po vazhdon të mbetet një problem i madh për banorët – e aspak për institucionet lokale në Veri të Mitrovicës.

Miftari tregon se janë neglizhuar kërkesa e tyre vazhdimisht nga kryetari i komunës veriore, Goran Rakiq, teksa thotë se një gjë të tillë e kanë bërë edhe institucionet tjera lokale dhe qendrore.

Ai tregon se kanë biseduar me ish-kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, në kohën sa ky i fundit ishte në pozitën e kryetarit – për të zgjidhur problemin e tyre, por thotë se nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme.

Sipas Rexhep Myftarit, Agim Bahtiri u kishte kthyer përgjigje përmes një letre, duke iu thënë se sipas marrëveshjes së Ahtisarit, Mitrovica e Veriut është e ndarë institucionalisht nga ajo e Jugut, dhe se ai si kryetar, nuk mund të bëjë asgjë.

Myftari shton se Bahtiri kishte kërkuar nga ta që të flasin me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, por që nga ky i fundit tani e shumë vite nuk kanë marrë fare përgjigje.

Përveç problemit me ujëra dhe vërshime, Myftari tregon se shqiptarët në Lagjen e Doktorëve, vazhdojnë të kenë probleme edhe me furnizim me energji elektrike.

Mirëpo, këta banorë, përveç faktit se po diskriminohen në baza etnike – duke u neglizhuar secila kërkesë e tyre si banorë shqiptarë, tek autoritetet që udhëhiqen nga serbët, një sabotim po e ndjejnë edhe nga institucionet qendrore.

Banorët e Lagjes së Doktorëve, po kërkojnë nga niveli qendror dhe lokal, që t’u bëhet zgjidhje për problemet e tyre, të vazhdueshme.

Teve1 u sjell pamje të realizuara gjatë ditës së sotme, ku shihet qartë problemi me të cilin përballen banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës:

https://teve1.info/wp-content/uploads/2022/03/received_1371517383319055.mp4
https://teve1.info/wp-content/uploads/2022/03/received_351183320253579.mp4
https://teve1.info/wp-content/uploads/2022/03/received_4711380655657999.mp4
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Integrimin evropian të Shqipërisë nuk e rrezikojnë protestat, por korrupsioni dhe varfëria

Kulla: Integrimin evropian të Shqipërisë nuk e rrezikojnë protestat, por korrupsioni dhe varfëria

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa rrugë të Bregut të Diellit

Kryeziu: Thanë se ligji për Specialen duhej të votohej, tani thonë mos ka ndonjë gabim e të kthehet mbrapsht

Kryeziu: Thanë se ligji për Specialen duhej të votohej, tani thonë mos ka ndonjë gabim e të kthehet mbrapsht

Kulla: Rama anuloi vizitën në Austri, protestat në Shqipëri në vëmendjen e mediave botërore

Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin dhe reformat

Zhvillime brenda PDK-së – Pritet dorëheqja e Bedri Hamzes nga posti i kryetarit

Sa qytetarë e ndërruan operatorin telefonik, pa e ndërruar numrin? – tregon ARKEP

Sa qytetarë e ndërruan operatorin telefonik, pa e ndërruar numrin? – tregon ARKEP

“Matrix”- 19.10.2026

“Matrix”- 19.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën