TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Banorët e një lagje në Mitrovicë të Veriut në hall me qentë

Në lagjen e Doktorëve në Mitrovicë të Veriut qytetarët thonë se janë në hall nga qentë endacakë. Nga Komuna thonë se janë të vetëdijshëm për rrezikun.

by tëvë1
5 muaj ago
0 0
A A

Autore: Adea Mustafaj

Të lehura qensh e bërtima fëmijësh të frikësuar.

Me të tillë realitet po përballen banorët e lagjes së Doktorëve në Mitrovicë të Veriut.

E për këtë shprehen të shqetësuar, teksa rrëfejnë rastet që u kanë ndodhur.

“Unë e kom pas me vajzën rastin në tetor. Kur ka shku në shkollë, e kanë sulmu disa qenë këtu të lagjës…Shkollë kur po shkon pak e rrezikume është. Mu më duhet kaniherë me e përcjell” , thotë Feliza Preveza, banore e lagjes.

Banorët thonë se ka edhe të atilla raste që qytetarë të tjera lagjeve, lëshojnë qentë në rrugë.

“Ka shumë, po ka që banorë tjerë të tjera lagjeve. Ka ndodh që unë këtu në lagje e kom pa që e ka lëshu prej veture qenin këtu. Do të thotë nuk është fajtore vetëm Komuna, se këtu bin edhe prej lagjeve tjera” , thotë ajo.

Të njëjtin hall ka edhe Xhyljeta Arifi.

“Vajza e motrës, jeton menjëherë mbrapa kësaj banese. Unë jetoj këtu. Duke ardh tek unë e kanë sulmu qentë. Nuk është rasti i parë. Djalin ma kanë sulmu. Djali ka traumë. Gjithë fëmijët e kësaj lagjes kanë traumë prej qenëve endacakë”, thotë Arifi.

Nga opozita thanë për Tëvë1, se për rastet me qentë endacakë, në të kaluarën është hapur si temë ne Kuvend komunal.

“Duhet të mirren sa më shpejtë organet kompetente me këtë temë që të gjejnë zgjidhje afatgjate dhe të eleminojnë rrezikun nga këta qenë endacakë. Për këtë temë është dashtë të mirret më shumë ekzekutivi sepse është në kompetencat e tyre dhe për më shumë informata mund t’iu drejtoheni ekzekutivit sepse në të kaluarën është hap kjo temë në Kuvend”, tha Flutura Hamza –Azemi, asmblesite e PDK-së.

Në anën tjetër, zëvendëskryesuesi komunal i Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku tha se janë të vetëdijshëm për raste të tilla.

“Fatkeqsisht po, nuk është rasti i fundit. Shpresoj që të jetë rasti i fundit…..Komuna si komunë e ka Inspektoriati. Besoj që edhe Inspektoriati do të involvohet në këtë. Ekziston përtej kësaj edhe një strategji nacionale e cila është nga Qeveria e Republikës së Kosovës për trajtimin e qenëve. Është edhe një marrëveshje e Komunës me Qeverinë Zvicerane për trajtimin e kafshëve”, ka thënë Sadiku.

Në këtë lagje, së fundmi një fëmijë është sulmuar nga qentë endacakë para disa ditësh, por që prindërit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurimeve i përkeqësohet gjendja shëndetësore në seancë gjyqësore

Emisioni “Info Nata” 09.01.2026

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën