TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret

Katër ditë pas shpërthimit të zjarrit, banorët e fshatit Kollë të Vushtrrisë thonë se rreziku ende nuk ka kaluar. Zjarrfikësit po vazhdojnë intervenimet, ndërsa sot janë angazhuar në shtatë lokacione.

by Adea Mustafaj
3 muaj ago
4 0
A A

Janë drejtuar drejt fshatit Kollë të Vushtrrisë.

Kjo pasi është raportuar për një vatër zjarri aktive në këtë zonë.

Por, gjatë tentimit për ta ndalur zjarrin, zjarrfikësit u përballën me një problem, burimi kryesor i punës, uji, iu mungonte.

Andaj, u detyruan të kthehen në bazë për ta ndërruar automjetin.

Mirëpo, sipas banorëve ky problem në fshatin e tyre ka nisur para katër ditësh.

“Që katër ditë me zjarr jemi. Është tu u dhez zjarrmi non stop që katër ditë. Zjarrfikësit po vin, po herë po vin të përgatit, herë pa përgatit. Ju e pat edhe vetë që erdh pa ujë edhe u kthy. Do të thotë vjen e kthehet, zjarrmi nuk ndalet. Të rrezikum ndihem, po çka me bo tash”, thotë Muhamet Haziri-qytetar.

Meqë zjarri ka nisur të përhapet edhe pranë shtëpive, banorët thonë se ndihen të rrezikuar.

“Nuk e di çka me të thënë për ta, se ky është ardh prej Shalsit, i ka dy kilometra, është hy në këto mallet tona edhe është lëshu teposhtë… Dikun 3 hektarë mal tonin dhe të kojshive dhe kushërinjve, nuk po di sa ju ka djeg”, shprehet ai.

Në lidhje me problemet gjatë intervenimit, nga Zjarrfikësit e Vushtrrisë thonë se defektet janë të zakonshme, por problemi në këtë rast tashmë është rregulluar.

“Ndodhen këtu janë shumë normale që ndodhen defektet, po ai defekt veç është sanuar, domethënë aktualisht zjarrfikësit janë prapë në të njëjtën vatër zjarrit. Sigurisht që kemi probleme, kemi probleme normal, po më së shumti problemi më i madh që është puna, fuqia, punëtori, domethënë njerëz duhet me pasur shumë më shumë për këso lloj intervenimesh”, thuhet nga zjarrëfikësit në Vushtrri.

Vetëm këtë të diel, zjarrfikësit thonë se kanë intervenuar në shtatë lokacione.

“Përndryshe sot kemi pasur në shtatë lokacione intervenime, në fshatin Grac, në fshatin Tallaboc, në fshatin Broznik, Kollë, nga Novolani, kështu me radhë. Domethënë krejt kryesisht janë zjarret sot që janë ndezur”, thuhet tutje.

Aktualisht, zjarre aktive në Komunën e Vushtrrisë mbesin në fshatrat Kollë dhe Skoçan.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën