TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Banorët e Kalabrisë do të protestojnë serish kundër planit urbanistik

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Banorët e Kalabrisë do të protestojnë serish kundër planit urbanistik

Rreth 50 banorë të Lagjes “Kalabria” pritet të mblidhen të hënën rreth orës 9:30 para Komunës së Prishtinës, për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me planin urbanistik.

Këta banorë po kërkojnë nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama që të miratohet plani sipas kërkesave të banorëve dhe jo siç është propozuar herën e fundit.

Një ndër kërkesat e banorëve të Kalabrisë është që disa nga pjesët e kolektorit afër një hoteli që ndodhet në këtë lagje, të jenë me koeficient 2.4, duke kundërshtuar propozimin e komunës që koeficienti të jetë 1.5.

Kështu bëri të ditur për KosovaPress, kryetari i bashkësisë lokale në Kalabri, Milot Krasniqi. Ai tha përmes telefonit se parashihet që ky organizim i banorëve të bëhet përpara fillimit të seancës së kuvendit komunal të kryeqytetit.

“Ne e kemi një tubim që do ta mbajmë para komunës. Kemi kërkuar që plani duhet të miratohet plani sipas kërkesave të banorëve dhe të kalojë plani…Parashihet (të mbahet) para seancës, prej orësh 10:00 është seanca, prej orës 9:30 po mendojmë të mblidhemi…Po besoj që do të jenë mbi 50 banorë…Kërkesa i kemi, ne si banorë po kërkojmë që plani të miratohet sipas kërkesë së banorëve, jo siç është propozuar plani…Është një pjesë që nuk i përmbushë kërkesat, për shembull pjesët e kolektorit afër Gardenit, është lënë me koeficient 1.5, aty kemi kërkuar që të jenë 2.4. Është pastaj edhe një pjesë tjetër që e kanë bërë me banim individual, edhe ajo pjesë po kërkon që të jetë 2.4”, ka thënë Krasniqi.

Planin e ri të propozuar nga kjo komunë për Kalabrinë, e ka kundërshtuar edhe Partia Demokratike e Kosovës. Sipas tyre, është konstatuar se ky plan nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për lagjen “Kalabria” synim ka tjetërsimin e pronës publike dhe ndërtimet e larta, përmes të cilit po provohet të kontrabandohet prona publike në kurriz të banorëve të kësaj lagjeje.

Plani i mëhershëm për këtë lagje është anuluar me kërkesë të Ramës, me arsyetimin se plani në fuqi nuk i adreson nevojat dhe kërkesat e lagjes, dhe se plani i ri do të sjellë një plan ende më të mirë.

Pas kësaj, Komuna e Prishtinës ka dalë me një reagim ku thotë se veprime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën kur PDK-ja “ka tentuar përmes sabotimit të shumë proceseve të ndalin punën.” Sipas komunës, Plani Rregullues për Lagjen Kalabria ka kaluar nëpër të gjitha procedurat e parapara ligjore për dokumentet e tilla. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK nis fushatën: Krasniqi thirrje për fitore lokale dhe drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

PDK nis fushatën: Krasniqi thirrje për fitore lokale dhe drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

LDK nis garën për zgjedhjet lokale me thirrje për një rrugëtim të ri

LDK nis garën për zgjedhjet lokale me thirrje për një rrugëtim të ri

Strukturat paralele mobilizojnë punëtorët në Graçanicë për të votuar Listën Serbe

Strukturat paralele mobilizojnë punëtorët në Graçanicë për të votuar Listën Serbe

Hoti: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatëve të huaj janë përkeqësuar

Hoti për Osmanin: E la Kushtetutën dhe institucionet pa mbrojtje

Real Madridi merr fitore të vështirë në udhëtim te Sociedadi – luajti mbi një orë me një lojtar më pak

Real Madridi merr fitore të vështirë në udhëtim te Sociedadi – luajti mbi një orë me një lojtar më pak

Debutim i hidhur, lëndohet rëndë Paqarada

Debutim i hidhur, lëndohet rëndë Paqarada

Hoti: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatëve të huaj janë përkeqësuar

Hoti për Osmanin: E la Kushtetutën dhe institucionet pa mbrojtje

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump u kërkon shteteve të NATO-s të mos blejnë naftë ruse

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën