TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Banorët e fshatit Gadishë të Gjilanit në hall me përçuesit elektrikë

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
0
A A
Banorët e fshatit Gadishë të Gjilanit në hall me përçuesit elektrikë

Banorët e fshatit Gadishë të Komunës së Gjilanit po kanë probleme me energji elektrike tash e tre vjet. Krejt kjo pasi përçuesit elektrikë janë në një distancë të vogël me tokën dhe shumë afër shtëpive. E nga KEDS-i thonë që nuk kanë marrë ndonjë ankesë zyrtare nga banorët për rastin në fjalë.

Sa herë që fryn era banorët e fshatin Gadishë të Gjilanit, frikësohen se një shtyllë elektrike mund të rrëzohet duke i rrezikuar ata.

Ata thonë, që disa herë kanë pas telashe pasi përçuesit elektrik janë shumë afër me tokën.

E problemet e banorëve po i tregon Rexhep Ajvazi i cili është edhe ish-kryetar i këtij fshati.

Ai tha se shtyllat elektrike nuk janë ndërruar që nga vitet e 70-ta.

“Këtu kemi probleme me rrymë çdo herë sa herë që prishet koha, që fryn era bie shi, këtu ka çdoherë probleme për shkak të rrjetit të dobët që është terreni malor. Prej viteve të 70ta këta bandera nuk janë ndërruar kurrë disa janë të thyer, afër mureve, telat janë krejt nëpër lisa”, tha ai.

Përveç ankesave, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e Policisë, pasi thonë që atyre po ju rrezikohet jeta.

“Polici më ka thënë na në fund të fundit vijmë veç i vendosim shiritat, kaq mundemi, por policia kanë kompetenca nëse vjedh dikush rrymën vinë së bashku me keds-in mirëpo nëse i rrezikohet dikujt jeta nuk kanë kompetenca”, tha Ismet Hajdari – banor.

Hajdari merret me bagëti dhe thotë se e ka të vështirë të kalojë në tokën e tij si pasojë e këtyre përçuesve elektrikë që janë afër tokës.

“I mjeri ai që jeton në Kosovë e lum mërgimtarët që janë jashtë në mërgim e nuk dinë se çfarë jemi duke u përballur ne në Kosovë. E sa lotin e kanë derdhur mërgimtarët, ata nuk e dinë se nuk duhet me qajt veç që po largohen prej këtu, sepse shihe sa u rreziku këtu”, tha ai.

Ndërsa nga KEDS njoftuan se për rastin në fjalë nuk kanë pranuar zyrtarisht për gjendjen e përçuesve elektrikë.

“Në lidhje me rastin në fjalë, ju informojmë se KEDS-i nuk ka pranuar zyrtarisht një informatë për gjendjen e përçuesve elektrikë e as kërkesë zyrtare për t’i mobilizuar ose zëvendësuar ata ose për të ndërruar shtyllat elektrike”, tha Lulzim Krasniqi nga KEDS.

KEDS njoftoi ndër të tjera se ekipi përkatës do të dalë në vend për të verifikuar gjendjen e tyre dhe varësisht nga nevoja edhe do të veprojnë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë ndaj një personi për tentimvrasje në Vushtrri

Policia paralajmëron rrezikun e shembjes së gurëve në rrugën Pejë-Rugovë

Policia paralajmëron rrezikun e shembjes së gurëve në rrugën Pejë-Rugovë

Krejt çfarë ndodhi në seancën për votimin e projektligjeve

LIVE – Seanca e Kuvendit për buxhetin

Nis seanca – Mbrojtja e Krasniqit shpalos deklaratat përmbyllëse

Policia publikon pamjet, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarve në Gjilan

Policia publikon pamjet, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarve në Gjilan

Prishtina nis përgatitjet për 18-vjetorin e Pavarësisë

Prishtina nis përgatitjet për 18-vjetorin e Pavarësisë

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën