TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Banka Komerciale në Mitrovicë të Veriut punon me ligje të Serbisë, pritet marrëveshje me BQK-në

Banka Komerciale në Mitrovicë të Veriut po vazhdon punën sipas ligjeve të Serbisë. Tëvë1 mëson se punonjësit e saj gjenden aktualisht në Serbi, ndonëse aparati për tërheqjen e parave është në funksion. E për të funksionuar sipas ligjeve të Kosovës, pritet të bëhet një marrëveshje midis Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Komerciale.

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Banka Komerciale në Mitrovicë të Veriut punon me ligje të Serbisë, pritet marrëveshje me BQK-në

Shërbimet bankare janë të limituara.

Kjo pasi brenda Bankës Komerciale në Mitrovicë të Veriut, nuk ka punonjës.

Aty në funksion është vetëm aparati për tërheqjen e parave.

Sipas burimeve të televizionit, punëtorët e saj gjenden në Serbi.

Ky filial bankar funksionon sipas ligjeve të Serbisë. E që e njëjta të punojë sipas ligjeve të Kosovës, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin bën të ditur se pritet që të ketë një marrëveshje mes Bankës Komerciale në veri dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

“Sipas marrëveshjes do të arrihet marrëveshja që Banka Komerciale si NLB që po funksionon në Kosovë por NLB edhe në Serbi, nën ombrellë është Banka Komerciale do të vjen deri te marrëveshja do të kryhen shërbimet për shumicën serbe sepse siç thash shërbimet ju siç e keni parë po kryhen përmes aparaturës për pare të Republikës së Serbisë…. po kryejnë obligimet për pensionet, rrogat që nuk janë në sistem të Kosovës”, tha ai për Tëvë1.

Kurse qytetarët serbë dhe ata shqiptarë, janë të një mendimi se në pjesën veriore, duhet gjithçka të punojë sipas ligjeve të Kosovës.

“Çfarë të them, le të bëhet si të bëhet, dashtë Zoti të jetë gjithçka si duhet”, u shpreh një qytetar.

Ndërsa, një tjetër u shpreh se “çka të ka të Serbisë këtu veç i bën dëm Kosovës, çka t’ka”.

“Çdo organizatë bankë apo çfarëdo tjetër në pjesën veriore, e cila i pranon rregullat e Republikës së Kosovës, ajo nëse dëshiron të integrohet ajo duhet të punojë sipas rregullave ligjit të Kosovës, mendoj se nuk ka asgjë të keqe nëse i pranojnë rregullat ashtu si i japin bankat sidomos nga Banka Qendrore”, tha një qytetar tjetër.

E për detaje më shumë rreth një marrëveshjeje të Bankës Komerciale në veri dhe Bankës Qendrore të Kosovës, Tëvë1 ka dërguar pyetje në BQK, por tash e një javë nuk ka pranuar përgjigje.

Kronikë e realizuar nga gazetari, Venhar Isufi.

Tags: Banka KomercialeBQKMitrovica e Veriut
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti: Ju lumtë pushka luftëtarë, ju zgjatë jeta veteranë të UÇK-së

E dyshuara për vrasjen e kunatit thotë se ai dhe burri i saj e kishin kërcënuar dhe kanosur vazhdimisht

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile në Llashticë

Zgjedhjet përmbysin gjithçka! Deputet “surprizë” në Kuvend! Figura të mëdha mbesin jashtë? | MESDITË

Zgjedhjet përmbysin gjithçka! Deputet “surprizë” në Kuvend! Figura të mëdha mbesin jashtë? | MESDITË

ZRRE-ja merr vendim për uljen e tarifave të energjisë për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Vojvoda në formacionin e javës në Serie A

Vojvoda në formacionin e javës të Serie A

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama: Këshilli i Mandateve nuk është një ‘zyrë noteri’

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama: Këshilli i Mandateve nuk është një ‘zyrë noteri’

Admir Mehmedi nuk është kandidat për drejtor sportive te Zurichu

Admir Mehmedi nuk është kandidat për drejtor sportive te Zurichu

E dyshuara për vrasjen e kunatit thotë se ai dhe burri i saj e kishin kërcënuar dhe kanosur vazhdimisht

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile në Llashticë

Zgjedhjet përmbysin gjithçka! Deputet “surprizë” në Kuvend! Figura të mëdha mbesin jashtë? | MESDITË

Zgjedhjet përmbysin gjithçka! Deputet “surprizë” në Kuvend! Figura të mëdha mbesin jashtë? | MESDITË

Pentagoni firmos kontratë 8.6 miliardë dollarëshe me Boeing për fuqizimin ajror të Izraelit

Pentagoni firmos kontratë 8.6 miliardë dollarëshe me Boeing për fuqizimin ajror të Izraelit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën