Banka Qendrore e Anglisë mund të nisë me zbritjen e normave të interesit para se këtë ta bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Eurozona.
Tregjet e parave tregojnë që ka një mundësi prej 20 përqind që politikbërësit në Britani mund të njoftojnë për rënien e parë të normave të interesit që prej majit të vitit pandemik, raporton The Telegraph.
Kështu që, shanset për një lëvizje të tillë nga Rezerva Federale e ShBA-së dhe Bankës Qendrore Evropiane kanë rënë rreth 10 përqind.
Kjo vjen pasi që Guvernatori Andrew Bailey javën e kaluar ka thënë se rënia e normave, që qëndron më së larti në 16 vjet – në 5.25 përqind, është “rrugës të ndodhë”.
Deklarata e tij është mirëpritur, duke u thënë që është koha e duhur që normat të bien.
Në fillim të vitit, Britania pritej të ishte më e ngadaltë në uljen e normave sesa SHBA-ja dhe Evropa në mes të inflacionit të vazhdueshëm.