TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Banka Botërore miraton mbi 89 milionë dollarë për Kosovën

by tëvë1
1 vit ago
14
A A
Banka Botërore miraton mbi 89 milionë dollarë për Kosovën

Banka Botërore njoftoi se bordi i i drejtorëve ekzekutivë ka miratuar ndihmën financiare për dy projekte të reja në Kosovë në vlerë totale prej 89.7 milionë dollarë (87.2 milionë euro) që synojnë forcimin e konkurrencës së sektorit privat.

“Banka Botërore do të mbështesë Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar, me vlerë 52 milionë dollarë, dhe Projektin e Lehtësimit të Tregtisë dhe Transportit (TTFP) 2.0, me vlerë 37.7 milionë dollarë përmes kredisë koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA), tha huadhënësi global në një deklaratë për shtyp të enjten.

“Projekti për Zhvillimin e Sektorit Financiar synon të rrisë stabilitetin financiar dhe përfshirjen në Kosovë përmes forcimit të kapaciteteve të fondit të sigurimit të depozitave, financimit të firmave të pashërbyera dhe katalizimit të pagesave më të shpejta. Projekti do të forcojë mjedisin financiar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) duke ndarë kapital për garanci kredie përmes Fondit Kosovar për Garanci të Kredive, duke tërhequr potencialisht afro 200 milionë dollarë në investime të sektorit privat, thuhet në njoftim.

Projekti do të ndihmojë gjithashtu ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës në krijimin e një Banke Kombëtare për Zhvillim, e cila do të financojë projekte zhvillimore që përputhen me prioritetet e qeverisë.

Projekti i dytë, TTFP 2.0, do të financojë infrastrukturën dhe sistemet e TI-së për të ulur kostot tregtare dhe për të rritur efikasitetin e transportit, duke rritur tregtinë ndërmjet Kosovës dhe vendeve fqinje.

“Projekti do të implementojë sisteme të tarifave elektronike në rrugët kyçe dhe do të rrisë sigurinë në 21 vendkalime hekurudhore dhe një pjesë rrugore me rrezik të lartë në Kosovë. Përqendrimi në përmirësimin e qasjes në financa për firmat dhe lehtësimi i lidhjes është një faktor kyç për rritjen dhe krijimin e vendeve të punës, dhe do të sjellë përfitime të qarta për Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në një deklaratë.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Hasani: Ekspozita e Shkëlzen Gashit fyerje për të vërtetën e Masakrës së Dubravës

Hasani: Ekspozita e Shkëlzen Gashit fyerje për të vërtetën e Masakrës së Dubravës

Nagavci kërkon unitet nga deputetët për çështjen e presidentit

Nagavci kërkon unitet nga deputetët për çështjen e presidentit

PDK del nga salla, rezoluta për viktimat e luftës nuk u vendos si pikë e parë

PDK del nga salla, rezoluta për viktimat e luftës nuk u vendos si pikë e parë

Standardi që krijon besim – Royal Beverage LLC Made in Kosovo

Standardi që krijon besim – Royal Beverage LLC Made in Kosovo

Shtetet me shumicë myslimane dënojnë ligjin izraelit për dënimin me vdekje të të burgosurve palestinezëve

Shtetet me shumicë myslimane dënojnë ligjin izraelit për dënimin me vdekje të të burgosurve palestinezëve

Sylvinho pret fundin e kontratës, Shqipëria kthehet kah italianët

Sylvinho pret fundin e kontratës, Shqipëria kthehet kah italianët

Hasani: Ekspozita e Shkëlzen Gashit fyerje për të vërtetën e Masakrës së Dubravës

Hasani: Ekspozita e Shkëlzen Gashit fyerje për të vërtetën e Masakrës së Dubravës

Emisioni “Mesditë” 02.04.2026

Emisioni “Mesditë” 02.04.2026

Ish-selektori Bunjaki, i del në përkrahje Vedat Muriqit: “Ai meriton respekt”

Ish-selektori Bunjaki, i del në përkrahje Vedat Muriqit: “Ai meriton respekt”

Nagavci kërkon unitet nga deputetët për çështjen e presidentit

Nagavci kërkon unitet nga deputetët për çështjen e presidentit

PDK del nga salla, rezoluta për viktimat e luftës nuk u vendos si pikë e parë

PDK del nga salla, rezoluta për viktimat e luftës nuk u vendos si pikë e parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën