TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Banka Botërore miraton 146 milionë dollarë për rikuperimin e sektorit të energjisë në Siri

by teve1
1 vit ago
1
A A
Banka Botërore miraton 146 milionë dollarë për rikuperimin e sektorit të energjisë në Siri

Banka Botërore ka miratuar një grant prej 146 milionë dollarësh për të ndihmuar rikuperimin e sektorit të energjisë elektrike në Siri, një vend që ka pësuar dëme të mëdha infrastrukturore gjatë viteve të konfliktit të armatosur.

Sipas një deklarate zyrtare, Projekti i Emergjencës për Energjinë Elektrike në Siri (SEEP) do të fokusohet në rehabilitimin e linjave të transmetimit dhe nënstacioneve të transformatorëve të dëmtuar, si dhe do të ofrojë asistencë teknike për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit energjetik.

Ndër vite, infrastruktura energjetike e Sirisë është dëmtuar rëndë, duke bërë që furnizimi me energji elektrike të jetë i kufizuar – në shumë zona, vetëm për disa orë në ditë.

Jean-Christophe Carret, drejtor i divizionit të Lindjes së Mesme në Bankën Botërore, theksoi rëndësinë e këtij projekti:

“Në mesin e prioriteteve të rindërtimit të Sirisë, rehabilitimi i sektorit të energjisë është një investim jetik. Ai jo vetëm që përmirëson kushtet e jetesës së qytetarëve, por edhe mbështet kthimin e refugjatëve, rifillimin e shërbimeve të tjera jetike si furnizimi me ujë dhe kujdesi shëndetësor, si dhe nxit rimëkëmbjen ekonomike.”

Carret shtoi se ky projekt shënon fillimin e një angazhimi më të gjerë të Bankës Botërore në mbështetje të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të Sirisë.

Edhe ministri sirian i Financave, Yisr Barnieh, vlerësoi iniciativën, duke e cilësuar energjinë elektrike si një element themelor për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së popullatës, ka shkruar Anadoly.

“Ky është projekti i parë i Bankës Botërore në Siri pas gati katër dekadash. Shpresojmë që të hapë rrugën për një program gjithëpërfshirës dhe të strukturuar që do të ndihmojë vendin tonë në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe të begatë.”

Në një zhvillim paralel, muajin e kaluar Siria nënshkroi një marrëveshje me një konsorcium ndërkombëtar, i cili përfshin kompani nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Katari, për ndërtimin e centraleve të reja energjetike në vend – një tjetër hap drejt rindërtimit të rrjetit energjetik dhe stabilizimit të jetës civile.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së Eric Wendt

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së Eric Wendt

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Irani thotë se i ka paraqitur SHBA-së planin për rihapjen e Hormuzit

Irani thotë se i ka paraqitur SHBA-së planin për rihapjen e Hormuzit

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën