TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës rritet me 3,8 % në vitet 2025 dhe 2026

by tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Banka Botërore miraton mbi 89 milionë dollarë për Kosovën

Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 3,8 përqind në vitet 2025 dhe 2026.

“Rritja ekonomike do të mbështetet nga konsumi dhe aktiviteti investues. Megjithatë, pasiguria ekonomike veçanërisht në lidhje me politikën e tregtisë globale është rritur muajt e fundit.  Vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore. Një ngadalësim i mëtejshëm i aktivitetit ekonomik në BE, si dhe rritja e pasigurisë tregtare, ka potencial të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike”, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot.

Në nivel të brendshëm, vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore.

“Ekonomia e Kosovës vazhdoi performancën e saj të fortë, por Kosova duhet të gjenerojë burime shtesë për nevojat e saj në rritje për investime, duke përfshirë në fushat e energjisë, infrastrukturës, kapitalit njerëzor dhe lidhshmërisë”, tha  Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Sipas raporti, përparimi i mëtejshëm në uljen e varfërisë do të varet nga aftësia për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit privat dhe për të mbajtur ritme më të larta të rritjes ekonomike në të ardhmen.

“Një treg më i shtrënguar i punës mund të ndihmojë në rritjen e pagave, ndërsa politikat për të rritur cilësinë e arsimit dhe aftësitë e punëtorëve me arsim më të ulët mund të ofrojnë një nxitje shtesë. Rënia e popullsisë, pjesërisht për shkak të emigrimit, mund të kompensohet me rritjen e pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore, aktualisht e kufizuar nga faktorë të tillë si mungesa e shërbimeve të kujdesit për fëmijët. Zgjerimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët do të përmirësonte mundësitë për gratë në tregun e punës dhe do të rriste gatishmërinë e fëmijëve për shkollë përmes edukimit më të mirë në fëmijërinë e hershme, duke krijuar gjithashtu mundësi shtesë për punë”, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot.

ShareTweet

Postime të ngjashme

120 kallëzime penale nga AKP për shkelje ligjore nga zyrtarët publikë

120 kallëzime penale nga AKP për shkelje ligjore nga zyrtarët publikë

Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës: Specialja nuk do të duhej të ishte bërë realitet

Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës: Specialja nuk do të duhej të ishte bërë realitet

Afër 10 mijë vaksina kundër gripit sezonal u dhanë në Prishtinë për dy muaj

Afër 10 mijë vaksina kundër gripit sezonal u dhanë në Prishtinë për dy muaj

Nisin punimet në Qendrën Nacionale – MKRS-ja ndau 5.8 milionë euro për projektin e xhudos

Nisin punimet në Qendrën Nacionale – MKRS-ja ndau 5.8 milionë euro për projektin e xhudos

Ardian Krasniqi i jashtëzakonshëm, boksieri shqiptar fiton meçin në Stutgart

Ardian Krasniqi i jashtëzakonshëm, boksieri shqiptar fiton meçin në Stutgart

Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tetë persona të lënduar

Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tetë persona të lënduar

120 kallëzime penale nga AKP për shkelje ligjore nga zyrtarët publikë

120 kallëzime penale nga AKP për shkelje ligjore nga zyrtarët publikë

Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës: Specialja nuk do të duhej të ishte bërë realitet

Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës: Specialja nuk do të duhej të ishte bërë realitet

Afër 10 mijë vaksina kundër gripit sezonal u dhanë në Prishtinë për dy muaj

Afër 10 mijë vaksina kundër gripit sezonal u dhanë në Prishtinë për dy muaj

Nisin punimet në Qendrën Nacionale – MKRS-ja ndau 5.8 milionë euro për projektin e xhudos

Nisin punimet në Qendrën Nacionale – MKRS-ja ndau 5.8 milionë euro për projektin e xhudos

Andoni: Pres koalicion mes VV-së dhe PDK-së pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Andoni: Pres koalicion mes VV-së dhe PDK-së pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën