Brenda një periudhe të shkurtër kohore, Ballkani i Suharekës ka bërë dy transferime.
Pas portierit Artan Iljazi, ekipi i Superligës së Kosovës ka siguruar edhe shërbimet e afrikanit Valentin Serebe.
Të enjten, Ballkani e ka prezantuar Sereben, të cilin e ka huazuar nga Cluji i Rumanisë.
Sulmuesi 22-vjeçar në fillim të vitit të shkuar është promovuar në ekipin e parë të Clujit, ndërsa këtë sezon ka regjistruar dy paraqitje në kampionatin rumun.