TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ballkani synon fitoren në Maltë për kualifikim

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ballkani synon fitoren në Maltë për kualifikim

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani nuk ka opsion tjetër veç fitores për të avancuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në mbrëmje, prej orës 20:00, Ballkani luan në Maltë me kampionin e këtij vendi, Hamrun Spartans ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në stadiumin “Tony Bezzina”.

Kjo është ndeshja e kthimit e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi në të parën, të luajtur javën e shkuar në Podujevë, rezultati ishte 0:0.

Ballkani mund të kualifikohet në raundin tjetër kualifikues të kësaj gare vetëm me fitore dhe ekipi i trajnerit Ilir Daja do të bëjë të pamundurën për ta eliminuar kundërshtarin e tij.

Në ndeshjen e parë, Ballkani ishte dukshëm më i mirë se Hamrun Spartans por i mungoi finalizimi pasi dominoi tërësisht dhe krijoi raste të shumta shënimi.

Në Maltë, Ballkani ka udhëtuar me misionin e vetëm, të mbetet pjesë e garave evropiane dhe të synoj për herën e tretë rresht kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Sigurisht, Ballkani llogaritet favorit përball Hamrun Spartans, por kampioni i Maltës do ta ketë edhe përkrahjen e publikut vendas në këtë ndeshje të rëndësishme për të dyja skuadrat.

Skuadra nga Suhareka nuk ka pasur start të mirë këtë sezon në arenën ndërkombëtare, pasi u eliminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga Santa Coloma e Andorrës.

Kështu që, Ballkani është i vendosur për t’u kualifikuar në raundin e tretë dhe për ta bërë një gjë të tillë, ekipi kosovar patjetër që i duhet fitorja këtë mbrëmje në Maltë.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Final 4 i Ligës Unike të Femrave në Prizren

Final 4 i Ligës Unike të Femrave në Prizren

Në fokus infrastruktura, takohen Ministri i sportit e kreu i FFK-së

Në fokus infrastruktura, takohen Ministri i sportit e kreu i FFK-së

‘Finalissima’ mes Argjentinës dhe Spanjës mund të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”

‘Finalissima’ zhvendoset në Madrid, “Bernabéu” favorit për ta pritur ndeshjen Spanjë ‑ Argjentinë

Real Madridi monitoron Pochettinon

Real Madridi monitoron Pochettinon

​“Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë jo”, aksioni simbolik i rinisë së PDK-së

​“Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë jo”, aksioni simbolik i rinisë së PDK-së

Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gjilan

Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gjilan

Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

Lideri i ri suprem i Iranit premton të mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit

Lideri i ri suprem i Iranit premton të mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor

Prokuroria kërkon paraburgim për këngëtarin Besart Kelmendi

Prokuroria kërkon paraburgim për këngëtarin Besart Kelmendi

Isufi: LVV po e mban procesin të hapur për të shkuar vendi drejt zgjedhjeve

Isufi: LVV po e mban procesin të hapur për të shkuar vendi drejt zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën