Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, do ta hap xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo përballje, luhet sot prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Si Ballkani ashtu edhe Gjilanit, synojnë pikët e plota në këtë ndeshje, e cila mund të konsiderohet si njëra prej më interesanteve të kësaj xhiroje që luhet në mesjavë.
Bazuar në renditjen në tabelë, atëherë Ballkani llogaritet favorit, shto këtu faktin që edhe është kampion në fuqi.
Ballkani në këtë përballje futet pas barazimit pa gola xhiron e shkuar në udhëtim te Dukagjini, ndërsa Gjilani vjen pas fitores me përmbysje të rezultatit kundër skuadrës së Llapit (2:1).
Aktualisht, Ballkani është lider në tabelë me 18 pikë të mbledhura, gjashtë më shumë se Gjilani që zë vendin e tetë.
Dueli i parë i këtij sezoni ndërmjet këtyre skuadrave i luajtur në Gjilan, ka përfunduar pa fitues – 1:1.











