TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ballkani fillon përgatitjet, synon tre trofetë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ballkani fillon përgatitjet, synon tre trofetë

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani, është kthyer të premten në stërvitje. Stërvitjen e ekipit suharekas e ka udhëhequr trajneri Ilir Daja, ndërsa lojtarët i kanë përshëndetur drejtuesit e klubit, duke përfshirë presidentin Arsim Kabashi.

Ballkani e ka përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e parë me 40 pikë. Llapi e Drita i kanë nga 34 pikë. Në fakt suharekasit kishin epërsi më të madhe për kohë të gjatë, por patën krizë rezultatesh në xhirot e fundit dhe Llapi e Drita u afruan me pikë.

Megjithatë Ballkani është favorit i madh në garën për titull të kampionit. Por titulli është vetëm një prej tri synimeve të Ballkanit për pjesën e dytë të kampionatit.

“Stërvitjet nisën sot me përkushtimin maksimal, ku të gjithë jemi me motivin më të lartë të mundshëm drejt synimeve tona të qarta, duke filluar nga Superkupa, e cila zhvillohet këtë muaj, Kupa e Kosovës sikukrse edhe objektivi kryesor – titulli i tretë kampion. Na pret një pranverë e nxehtë, ku së bashku me ju urojmë dhe mbi të gjitha besojmë t’ia dalim”, ka shkruar Ballkani.

Ballkani ka fituar titullin në dy vitet e kaluara dhe tani synon titullin e tretë rresht. Pritet të ketë largime këtë muaj nga Ballkani. Lumbardh Dellova është njëri prej lojtarëve që pritet të transferohet në ndonjë vend tjetër, ndërsa lëvizje mund të ketë edhe nga lojtarë të tjerë. Por priten edhe ardhje të reja, në raste se realizohen transferimet e lojtarëve aktualë të Ballkanit.

Të premten stërvitjet i ka nisur edhe Llapi e po ashtu disa skuadra të tjera.

Stinori pranveror në Superligë fillon më 10 shkurt. Më 4 shkurt zhvillohen ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës. Ndërkohë më 20 janar në Antalya të Turqisë, Ballkani e Prishtina luajnë ndeshjen për Superkupën e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dellova mungon tek Amedspori ndaj Eyupsporit

Dellova mungon tek Amedspori ndaj Eyupsporit

Zhegrova në mesin e lojtarëve që s’përfshihen në planet e Spallettit për sezonin e ardhshëm

Zhegrova, shpëtimtari i Spallettit te Juventusi?

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Trajneri Kuyt i beson Muriqit, starton ndaj Goztepes

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Keqekolla-Sadiku: Kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja duhej të arrestoheshin

Keqekolla-Sadiku: Kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja duhej të arrestoheshin

Haziri: E sfidoj Kurtin për Kodin Civil, tash nuk e bën sepse nuk i duhet

Haziri: E sfidoj Kurtin për Kodin Civil, tash nuk e bën sepse nuk i duhet

Tre muaj aftësim për policët, ekspertët thonë se është e pamjaftueshme

Musliu: Ceremonia e diplomimit të policëve të rinj është shtyrë në mungesë të uniformave

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

“Këndi i Debatit” 29.10.2026

“Këndi i Debatit” 29.10.2026

2052 raste të dhunë në familje brenda nëntë muajve

Shkon në 1.92 çmimi i litrit të naftës – kur pritet të bien çmimet e derivateve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën