Hykmete Bajrami thotë se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim karshi VV-së.
Ajo para medieve para se të fillojë seanca konstituive tha se nuk kanë marrëveshje me asnjë deputet.
“Nuk ka asnjë marrëveshje me deputetët, LDK-ja nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim. Nuk do ta votojmë propozimin. Ne konsiderojmë se në qoffë se LVV ka propozim e kryetarit të Kuvendit duhet t’i kenë edhe votat për ta votuar atë”, deklaroi ajo.