TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajrami: Përderisa bllokada po vazhdon, Kosova po ecë drejt një krize të thellë ekonomike

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Bajrami: Kurti rriti pagën për vete dhe kabinetin e tij

Deputetja e LDK-së, Hykemte Bajrami ka thënë se përderisa bllokada po vazhdon, Kosova po ecë drejt një krize të thellë ekonomike.

Bajrami ka shkruar për rritje të inflacionit dhe të deficiti tregtar.

Postimi i saj i plotë:

Përderisa bllokada vazhdon nga Kurti dhe aleatët e tij, Kosova po rrëshqet drejt një krize të thellë ekonomike

Sipas ASK-së norma e nflacionit është 4.3%, ndërsa për shportën bazë të konsumit inflacioni arrin në numra dyshifrore, deficiti tregtar po thellohet me shifra frikësuese, investimet kapitale të nivelit qendror janë më të ulëtat në histori e institucionet financiare janë në mungesë të thellë likuiditeti. Në të njëjtën kohë, energjia elektrike për bizneset më vitale në vend është 300% më e shtrenjtë.

Thënë më thjeshtë, çmimet po rriten çdo ditë, importojmë pothuajse çdo gjë që konsumojmë, qeveria nuk investon para në ekonomi dhe secila familje sot është në kredi. Ndërkohë, atë pak ekonomi që kishim po shkatërrohet, sepse po sakrifikohet prodhimi vendor për të favorizuar tregtarët e energjisë, të cilët tashmë edhe me emra shihet se janë njerëz të afërt me Albin Kurtin.

Politika korruptive e Albin Kurtit arriti ta faktorizojnë Listën Serbe, duke e bërë aleate në bllokimin e institucioneve për një pozitë krejtësisht të parëndësishme në Kryesinë e Kuvendit. Rrallë kush e di se kush ka qenë nënkryetar Listës Serbe në kryesinë e Kuvendit prej se ekziston ky institucion. Por është fakt se me Albinin në qeveri kjo parti ka 9 deputetë në Kuvendin e Republikës, pavarësisht akuzave që askush nuk i mohon institucionet e udhëhequra nga Albin Kurti dhe njerëzit e tij kanë miratuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Qytetarët duhet të dinë se secila sfidë e tyre si: çmimi i lartë i ushqimit, faturat e fryra të energjisë, pagat e zhvlerësuara, vështirësitë për sigurimin e librave shkollorë, mungesa e barnave në spitale dhe mungesa e perspektivës ka një adresë. Kjo adresë është Qeveria, e cila po i bën 5 vite në pushtet dhe përveç korrupsionit galopant nuk mbahet mend të ketë sjellë ndonjë dobi për vendin.

Shkatërruesit dhe bllokuesit e kanë fundin afër!

Tags: hykemte bajramimoskonstituimi i KuvenditTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK me nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen, njohësit e vlerësojnë të pamundur

Pas Kurtit edhe PDK pritet të mbajë konferencë për media

Lushtaku: Kurti, për karrigen e tij nuk e miraton ligjin

Lushtaku: Kurti, për karrigen e tij nuk e miraton ligjin

Kurti: Jam në komunikim me Hamzën e Abdixhikun për presidentin

Kurti mban konferencë për media në ora 15:00

Bytyçi reagon pas sulmit nga Policia në protestën e mbrëmshme: Hajdeni e mëshoni, ama ligjin votojeni

Superfrutat e vjeshtës – pesë arsye pse mandarinat duhet të jenë pjesë e dietës suaj të përditshme

Superfrutat e vjeshtës – pesë arsye pse mandarinat duhet të jenë pjesë e dietës suaj të përditshme

Deputetët e Aleancës thonë se nuk kanë marrë ftesë për seancë plenare

Deputetët e Aleancës thonë se nuk kanë marrë ftesë për seancë plenare

Trajneri Brdariq largohet nga Malisheva?

Trajneri Brdariq largohet nga Malisheva?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën