Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shirkoa-Pulës si presidente e Kosovës.
Ajo ka përsëritur deklaratën e saj kur kishte thënë se “gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”.
Bajrami ka uruar zgjedhjen e presidentes.
“Urime Kosovë për Presidenten! Uroj sinqerisht që profesoresha si presidente ta mbajë balancën mes pushteteve, unitetin shoqëror, ta respektojë Kushtetutën dhe interesin e vendit. Shumë suksese, Presidente”, ka shkruar Bajrami.







