TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bajramaj: Ndryshimi i Ligjit dhe avancimi i kushteve për stafin e Shërbimit Korrektues të Kosovës janë domosdoshmëri

by Tëvë1
2 muaj ago
12
A A
Bajramaj: Ndryshimi i Ligjit dhe avancimi i kushteve për stafin e Shërbimit Korrektues të Kosovës janë domosdoshmëri

Shërbimi Korrektues i Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë në vend. Megjithatë, përkundër rolit jetik që ka, stafi korrektues vazhdon të mbetet ndër kategoritë më të anashkaluara në aspektin ligjor, profesional dhe social.

Ndryshimi i Ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK) është i domosdoshëm për të rregulluar disa çështje thelbësore që lidhen drejtpërdrejt me dinjitetin, sigurinë dhe perspektivën profesionale të stafit korrektues, konkretisht:

  • Njohja ligjore e rrezikshmërisë së punës së stafit korrektues
  • Rritja e pagës në përputhje me rrezikun dhe përgjegjësinë e punës dhe harmonizimi i pagave me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë, në bazë të natyrës së rrezikshme dhe nivelit të përgjegjësisë
  • Rikthimi dhe rregullimi i stazhit të beneficuar
  • Pagesa e orëve shtesë dhe e punës gjatë vikendeve, të cilat deri më tani nuk janë kompensuar në mënyrë të drejtë
  • Gradimet dhe avancimet profesionale, duke rregulluar tërë strukturën e brendshme për secilën pozitë, deri në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm
  • Pensionimi i parakohshëm i stafit korrektues, fillimisht në moshën 60-vjeçare, me synim që në të ardhmen të ulet në 55 vjet
  • Sigurim shëndetësor dhe jetësor për personelin korrektues, në përputhje me rrezikun dhe natyrën e punës që kryejnë, përfshirë kompensimin për lëndime në vendin e punës

Dua të theksoj se stazhi i beneficuar ka qenë i garantuar me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, por padrejtësisht është hequr me miratimin e Ligjit për Shërbimin Korrektues në vitin 2022, duke cenuar rëndë të drejtat e stafit korrektues.

Në vitin 2023, përmes një ankese që kam paraqitur në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës Civil, kam arritur të fitoj të drejtën për njohjen e stazhit të beneficuar. Si rezultat i kësaj ankese, të gjithë zyrtarët korrektues kanë përfituar nga 4 vite stazh, një e drejtë që u ishte mohuar padrejtësisht.

Unë, Dritan Bajramaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numër 91, dhe zyrtar i Shërbimit Korrektues që nga viti 2002, në rast të zgjedhjes sime për deputet, do të angazhohem me gjithë qenien time që këto ndryshime të bëhen realitet në Ligjin për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Kontributi im për ngritjen dhe avancimin e sistemit korrektues është i njohur ndër vite dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Stafi korrektues meriton trajtim dinjitoz, paga të drejta, siguri ligjore, mbrojtje shëndetësore dhe perspektivë profesionale, sepse pa ta nuk ka sistem korrektues funksional dhe as drejtësi të qëndrueshme.

Artikull i sponsorizuar nga Dritan Bajramaj

Tags: Teve1zgjedhje
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohen katër persona për mashtrim, i shkaktuan dëm një personi mbi 1.5 milion euro  

​Kanosje ndaj gazetarëve në Gjilan, Prokuroria ngre aktakuzë

​Kanosje ndaj gazetarëve në Gjilan, Prokuroria ngre aktakuzë

Ish-shefi i AKI-së dënohet me burgim edhe në rigjykim për rastin “Gylenistët”

Ish-shefi i AKI-së dënohet me burgim edhe në rigjykim për rastin “Gylenistët”

Osmani: Prania e ushtrisë amerikane, jetike për paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon

Osmani: Prania e ushtrisë amerikane, jetike për paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon

Hadërgjonaj në ekipin e javës në Turqi

Hadërgjonaj në ekipin e javës në Turqi

Serbia dhe Mali i Zi si poligonë të shërbimeve ruse

Serbia dhe Mali i Zi si poligonë të shërbimeve ruse

Liderët evropianë në Kiev në përvjetorin e katërt të luftës, Zelensky: Rusia nuk i ka thyer ukrainasit

Liderët evropianë në Kiev në përvjetorin e katërt të luftës, Zelensky: Rusia nuk i ka thyer ukrainasit

iPhone 18 Pro do të ketë një kamerë selfie të përmirësuar

iPhone 18 Pro do të ketë një kamerë selfie të përmirësuar

Këto zakone të mëngjesit po ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj

Këto zakone të mëngjesit po ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj

Silva-Richards i Ferizajt, më i miri i xhiros në Superligë

Silva-Richards i Ferizajt, më i miri i xhiros në Superligë

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohen katër persona për mashtrim, i shkaktuan dëm një personi mbi 1.5 milion euro  

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën