TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Bajra: Qeveria e ardhshme të fokusohet në strategji konkrete për eksporte

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
​Bajra: Qeveria e ardhshme të fokusohet në strategji konkrete për eksporte

Qeveria e ardhshme të fokusohet më shumë në zhvillimin e eksporteve dhe të hartojë një strategji konkrete dhe dinamike për implementimin e reformave ekonomike, thotë njohësi për çështje të ekonomisë, Emanuel Bajra. Sipas tij, qeveria e ardhshme duhet të gjejë strategji të adresojë problemet dhe sfidat e qytetarëve, pasi siç thotë ai, çdo gjë ka ndryshuar, shumëçka jashtë peizashit kosovar.

Në një intervistë për KosovaPress, Bajra foli edhe për remitancat, që janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për Kosovën, dhe Fondin Sovran.

Derisa vlerëson se theks të veçantë shteti duhet t’i ofrojë edhe dialogut të drejtpërdrejt me bizneset, në mënyrë që të gjejë një strategji që do i ndihmonte ndërmarrësit që kanë potencial për të ndihmuar Kosovën.

“Theksi më i veçantë në eksporte, një lloj strategjie konkrete me implementim të shpejtë e dinamik, procesit të reformave ekonomike, kontrata e punës, njëfarë dialogu të drejtpërdrejt me bizneset, ndërmarresinë dhe me gjet një strategji dinamike që do t’i ndihmonte disa ndërmarrës që kanë potencial për të ndihmuar Kosovën të eksportojmë…Duhet një sens i dinamizmit dhe shpresës, i motivimit për popullin, konsumatorin, njerëzit, një komunikim me efektiv për shkak se kanë ndryshuar, nuk është sikur katër vitet e kaluara, ka ndryshuar shumëçka jashtë peizazhit kosovar. Gjithçka është bërë e paparashikueshme, çdo ditë po e ndjejmë atë. Por, si qeveri, si diskurs politik duhet të gjejnë mënyra, metoda, strategji që të adresohen problemet dhe sfidat e qytetarëve”, nënvizon Bajra.

Në anën tjetër, derisa flet për remitancat, ai sugjeron krijimin e një mekanizmi financiar që mund të orientojë këto para në zhvillimin e bizneseve, si dhe të krijojë mundësi për kredi me kamata të ulëta për ndërmarrësit e Kosovës, pasi, sipas tij, shumë para nga to është duke u futur në hipotekë, prona.

“Remitancat, gati 1.2 apo 1.3 miliardë çdo vit vinë në këtë vend…Ka pas kritika se shumë para është duke u futur në hipotekë, prona, ka shumë banesa që janë të pabanueshme, duhet të rregullohet edhe kjo çështje. Duhet të gjendet një mekanizëm financiar ose të taksohet remitanca, ose të grumbullohet në një entitet financiar, të krijohet ajo si bankë e remitancave, që mund të jap kredi me kamata të buta bizneseve, në vend se shteti të futet në subvencione, mund banka, remitanca të ndihmojë biznesin, ndërmarresinë e Kosovës që të orientohet paraja dhe kapitali aty ku i mundëson ekonomisë së vendit të zhvillohet”, shprehet Bajra.

Ndërsa, nënvizon se shteti duhet të fokusohet më shumë në identifikimin strategjik të Kosovës si aset.

Derisa për krijimin e Fondit Sovran të Kosovës, thotë se Ligji për të njëjtin fond është ende në pritje të vendimit final nga Gjykata Kushtetuese, porsë thekson se kjo është një mundësi e rëndësishme për menaxhimin e aseteve strategjike të Kosovës në të ardhmen.

“Isha fokusuar tepër shumë në identifikimin strategjik të Kosovës si aset. Kam qenë edhe pjesë e grupit punues për krijimin e Fondit Sovran të Kosovës. Ligji akoma ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, presim dita ditës vendimin final. Por, ideja ka qenë dhe është që Kosova t’i menaxhojë asetet kryesore strategjike të ardhmen”,

Kujtojmë se partitë opozitare e patën dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran./kp

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kursi i Liderit Luftarak në FSK fuqizon kapacitetet operacionale dhe profesionalizmin e ushtarakëve

Kursi i Liderit Luftarak në FSK fuqizon kapacitetet operacionale dhe profesionalizmin e ushtarakëve

Memli Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore për rendin kushtetues dhe qytetarët

Krasniqi thirrje për protestën gjithëkombëtare në Tiranë: Shqiptarët në këmbë për drejtësi

Ulutas: Jemi të gatshëm për të përmbushur misionin tonë për paqe dhe stabilitet në Kosovë

Ulutas: Jemi të gatshëm për të përmbushur misionin tonë për paqe dhe stabilitet në Kosovë

Barduani dorëzon komandën: Ende ka potencial për destabilitet në rajon

Barduani dorëzon komandën: Ende ka potencial për destabilitet në rajon

​Operacion ndërkombëtar në Shqipëri, arrestohen 8 shtetas

​Operacion ndërkombëtar në Shqipëri, arrestohen 8 shtetas

Nevil Dede, trajner i Ferizajt

Nevil Dede, trajner i Ferizajt

Kursi i Liderit Luftarak në FSK fuqizon kapacitetet operacionale dhe profesionalizmin e ushtarakëve

Kursi i Liderit Luftarak në FSK fuqizon kapacitetet operacionale dhe profesionalizmin e ushtarakëve

Shkencëtarët zbulojnë arsyen befasuese pse gratë jetojnë më gjatë se burrat

Shkencëtarët zbulojnë arsyen befasuese pse gratë jetojnë më gjatë se burrat

Memli Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore për rendin kushtetues dhe qytetarët

Krasniqi thirrje për protestën gjithëkombëtare në Tiranë: Shqiptarët në këmbë për drejtësi

India dhe Kina do të rifillojnë fluturimet direkte pas një ndalimi pesëvjeçar

India dhe Kina do të rifillojnë fluturimet direkte pas një ndalimi pesëvjeçar

Ulutas: Jemi të gatshëm për të përmbushur misionin tonë për paqe dhe stabilitet në Kosovë

Ulutas: Jemi të gatshëm për të përmbushur misionin tonë për paqe dhe stabilitet në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën