TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajqinovci: Deklaratat e zyrtarëve të afërt me PDK-në më krijuan përshtypjen se ligji për Specialen mund të kthehet në Kuvend

by teve1
3 javë ago
3
A A
Bajqinovci: Deklaratat e zyrtarëve të afërt me PDK-në më krijuan përshtypjen se ligji për Specialen mund të kthehet në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka komentuar raportimet se presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet ta kthejë nesër në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëv1, Bajqinovci ka thënë se nuk ka informacion të konfirmuar lidhur me këtë mundësi, por ka deklaruar se, bazuar në disa deklarata të zyrtarëve të afërt me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ka krijuar përshtypjen se ligji mund të kthehet në Kuvend.

Ai ka përmendur shqetësimet e ngritura lidhur me përmbajtjen e ligjit, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të bashkëpunojë, pavarësisht zhvillimeve të mundshme.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por bazuar në disa deklarata të zyrtarëve të ndryshëm të afërt me PDK-në, sot kam krijuar përshtypjen se ekziston mundësia që ligji të kthehet, pasi ka shqetësime se mund të ketë defekte. Nuk e di se si do të veprojë presidentja, por ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. E kemi thënë edhe më herët se ka pasur shumë nguti dhe sulme ndaj nesh, por, pavarësisht se si do të rrjedhin gjërat, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Do t’i shkojmë deri në fund dhe do t’i qëndrojmë prapa këtij procesi, përkundër faktit se mund të ketë pasoja ndërkombëtare për Kosovën”, ka deklaruar Bajqinovci.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.

Megjithatë, votimi në Kuvend nuk shënoi përfundimin e procesit.

Brenda tetë ditësh nga data e miratimit në Kuvend, ligji duhet të nënshkruhet dhe të shpallet nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Nëse presidentja nuk vepron brenda këtij afati, ligji konsiderohet i shpallur dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

Së fundmi, janë shtuar zërat se Ligji për Specialen mund të kontestohet edhe para Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja mund ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim, nëse vlerëson se ai është i dëmshëm për interesat legjitime të Republikës së Kosovës.

Sipas nenit 84 të Kushtetutës, këtë të drejtë presidentja mund ta shfrytëzojë vetëm një herë për të njëjtin ligj.

“Ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj. Të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një herë”, thuhet në pikën 6 të nenit 84.

Nëse Kuvendi e miraton sërish të njëjtin ligj, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, sipas rregullave kushtetuese, ligji konsiderohet i miratuar dhe shpallet nga presidentja.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar më 15 tetor Ligjin nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Gjykatën Speciale.

Pas nënshkrimit nga kryeparlamentarja, dokumenti i është përcjellë menjëherë presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për dekretim dhe shpallje.

Presidentes Justina Shiroka-Pula i kanë mbetur edhe dy ditë për ta nënshkruar ose për ta kthyer ligjin në Kuvend për rishqyrtim./teve1.info/

 

Tags: KthimKuvendligji per specialenMefail BajqinovcipdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” –  punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” – punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Kurti takohet për herë të parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Kurti takohet për herë të parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” –  punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” – punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Kurti takohet për herë të parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Kurti takohet për herë të parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Britania: Ndryshimet e Ligjit për Specialen nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës

Britania: Ndryshimet e Ligjit për Specialen nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën