Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka thënë se Albulena Haxhiu do të jetë e propozuar edhe në tri seancat e radhës.
Por, ai ka thënë se nuk kanë vendim se kush do të jetë kandidat nëse pas tri përpjekjeve Haxhiu nuk zgjidhet kryetare Kuvendit.
nëse të mërkurën do të propozohet sërish Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.
Ai ka thënë se për këtë do të merret vendim në Grupin Parlamentar.
“Nuk mundem me dhënë sqarime, nuk jemi ulë me bisedua si Grup Parlamentar se kush do të jetë pas herës së tretë, e di që Albulena Haxhiu do të jetë”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit në Tëvë1.
Bahtiri duke komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ka thënë se janë bërë gjëra jo reale.
Megjithatë, ai ka thënë se do të respektojnë këtë aktgjykim.
Të mërkurën do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.