TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bahtiri: Çdo asociacion që bëhet do të jetë tumor i shtetit tonë sovran

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bahtiri: Çdo asociacion që bëhet do të jetë tumor i shtetit tonë sovran

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbledhur përkrahësit e tij në një tubim në fshatin e tij të lindjes, Gushavc, nga ku i kanë dërguar porosi kryeministrit Albin Kurti që mos të pranojë kurrfarë Asociacioni të komunave me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.

Bahtiri, i cili ka qenë dhe kryetar i Vetëvendosjes në Mitrovicë, kërkoi nga kryeministri Kurti që të mos lëshojë “pe” për formimin e Asociacionit. Ai tha se çdo Asociacion i cili bëhet në Kosovë do të jetë tumor për vendin.

“Është brengë e gjithë qytetarëve tonë, e sidomos të kësaj ane, e cila ka ndikim… Çdo asociacion i cili bëhet në Kosovë do të jetë tumor i shtetit tonë sovran. Të drejtat që ne ua kemi dhënë pakicave nuk i ka dhënë në asnjë vend në botë”, tha ai.

Nazmi Beka, përfaqësues i fshatit Gushavc, tha se populli është kundër çdo subjekti politik që ka aspirata që ta formojë një Asociacion dhe ta bëjë një Bosnjëzim të Kosovës.

“Nuk jemi kundër vetëm kësaj qeverie por çdo kryeministri, çdo subjekti politik që ka ëndrra dhe aspirata që ta formojë një Asociacion dhe ta bëjë një Bosnjëzim të Kosovës. Padyshim që ana jonë, fshatrat tonë do të jenë stoik të qëndrueshëm për të frymuar këto troje shqip. Gushavci, Suhodolli, Lagja e Boshnjakëve… Sa të këtë jetë në këtë tokë do të jenë vetëm fshatrat shqiptarë dhe nuk do të lejojmë që të jenë diçka tjetër”, tha ai.

Bahtir Istrefi nga Sindikata e Kombinatit “Trepça”, tha se e porosit kryeministrin Kurti që të mos e pranojë formimin e Asociacionit sepse sipas tij populli nuk do ta pranoj.

“Ne nuk i pranojmë këto Asociacione se nuk janë të mira për ne por të dobishme për Serbinë. Ne duhet të ngulim këmbë dhe të mbrojmë këtë vend. Sepse më këtë Evropë deri te molla e kuqe na ka pru Serbia deri këtu me njerëzit tonë që kanë qenë të shitur. I bëjë apel Kryeministrit që do të shkojë atje të mos gabojë të hyjë në këto punë sepse Asociacionet nuk i pranojmë”, tha ai.

Tubimi mbahet vetëm një ditë para takimit të 27 shkurtit, në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku ka paralajmërime se mund të nënshkruhet marrëveshja për pranimin e planit franko-gjerman. Sikur dihet, në nenin 9 të marrëveshjes shkruan se palët do të zbatojnë “të gjitha” marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel, e ku përfshihet edhe formimi i Asociacionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçar në Mitrovicë, rasti nën hetim

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Bien çmimet e naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja të derivateve

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçar në Mitrovicë, rasti nën hetim

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Bien çmimet e naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja të derivateve

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet mjet i dyshimtë në Lubizhdë të Prizrenit, rezulton të mos jetë shpërthyes

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy persona në mes të rrugës

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Leposaviq – Raportimi për sulm ndaj të miturës rezulton i rremë pas verifikimeve policore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën