TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Baerbock: Berlini është shumë i shqetësuar për tensionet në Tajvan

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjermania: Nuk mund të ketë rrugë të shkurtër për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, theksoi të premten “shqetësimin e madh” të Berlinit për rritjen e tensioneve në ngushticën e Tajvanit dhe bëri thirrje që çdo çështje në zonë “të zgjidhet në mënyrë paqësore”.

Komentet e saj erdhën gjatë një vizite në Kinë ku ajo u takua me homologun e saj kinez Qin Gang për bisedime.

Baerbock iu referua tensioneve në ngushticën e Tajvanit, përmes së cilës kalon pjesa më e madhe e tregtisë ndërkombëtare të botës, dhe tha se një konflikt në zonë do të ishte një fatkeqësi globale.

“Ne i shohim me shqetësim të madh tensionet në rritje në ngushticën e Tajvanit. E kuptojmë ndjeshmërinë e çështjes së Tajvanit por konfliktet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore. Mua më duhet të pyes pse Kina deri më tani nuk është përfshirë në ndonjë thirrje për agresorin, Rusinë, që të ndalë luftën në Ukrainë”, tha diplomatja gjermane.

E ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, fajësoi qeverinë e Tajvanit për tensionet e rritura rajonale.

“Nëse të gjithë shpresojnë për stabilitet në ngushticën e Tajvanit dhe paqe e qetësi në rajon, ata duhet të mbajnë një qëndrim të qartë kundër pavarësisë së Tajvanit dhe ndërhyrjeve të huaja. Ky është shkaku kryesor i situatës së tensionuar në ngushticën e Tajvanit sot”, deklaroi ministri kinez.

Partia Komuniste në pushtet e Kinës dërgoi anije luftarake dhe aeroplanë luftarakë afër Tajvanit fundjavën e kaluar në shenjë hakmarrjeje për një takim midis kryetarit të Dhomës së

Përfaqësuesve të SHBA-së Kevin McCarthy dhe presidentes tajvaneze Tsai Ing-Ven.

Qeveritë evropiane janë gjithnjë e më të shqetësuara për presionin kinez ndaj Tajvanit, një qendër globale e teknologjisë së lartë dhe një nga ekonomitë më të mëdha tregtare./Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Rama nga Brukseli për projektin në Zvërnec: Procesi vijon, vendimi do të merret sipas standardeve europiane

Rama nga Brukseli për projektin në Zvërnec: Procesi vijon, vendimi do të merret sipas standardeve europiane

Samiti i 37-të i NATO-s e vendos në qendër të vëmendjes kryeministrin Rama dhe Shqipërinë

Samiti i 37-të i NATO-s e vendos në qendër të vëmendjes kryeministrin Rama dhe Shqipërinë

Disa persona gjenden të vdekur në boshtin e ashensorit pas zjarrit në një ndërtesë në qendër të Brukselit

Disa persona gjenden të vdekur në boshtin e ashensorit pas zjarrit në një ndërtesë në qendër të Brukselit

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën