Një burrë në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se djali i tij ia ka vjedhur veturën dhe një shumë parash prej 2.100 eurosh.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 tetor, rreth orës 02:00, në lagjen 28/29.
Ankuesi ka deklaruar se pas vjedhjes, djali i tij është larguar në drejtim të panjohur.
“Lagja-28/29 Fushë Kosovë 16.10.2026-02:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i ka vjedhur veturën dhe një shumë parash prej 2100 € dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime.







