TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Azemi: Qesharake dhe aspak të vërteta deklaratat e Gërvallës se 150 mijë punëtorë marrin më pak se 350 euro

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Azemi: Qesharake dhe aspak të vërteta deklaratat e Gërvallës se 150 mijë punëtorë marrin më pak se 350 euro

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se deklaratat e zëvendëskryeministres Donika Gërvalla se 150 mijë punëtorë marrin më pak se paga minimale nuk janë të vërteta.

Sipas tij, një deklaratë e tillë nuk do të kishte vend të thuhej as nga një italian.

“Dyshoj se paga minimale do të implementohet dhe ishin shifra vërtetë që ishin shumë qesharake, dëgjova shifrat e zëvendëskryeministres Donika Gërvalla se 150 mijë punëtorë marrin më pak se paga minimale. Kjo me të vërtetë është diçka që nuk do kishte guxim me ndodhë ta thotë edhe një italian apo kushdo qoftë. Absolutisht nuk është e vërtetë, unë e kuptoj që është statistikë ka mundur ta marrë te ATK-ja, por këtu është dobësia e shtetit”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas tij, paga minimale në vlerë prej 350 eurove prek vetëm rreth 10 mijë punëtorë.

“Ne kemi informacione dhe të dhëna të sakta që kjo pagë tashmë prekë rreth 10 mijë punëtorë, të cilët janë punëtorët që i ka diskriminuar shteti e në veçanti i ka diskriminuar Qeveria dhe komunat. Sepse, pagë minimale 350 euro pothuajse askund më nuk mund të qëndrojë”, tha Azemi.

Me vendimin që është marrë nga Qeveria e Kosovës për rritjen e pagës minimale, duke e çuar atë në 350 euro, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se ky vendim iu përket 150 mijë punëtorëve që aktualisht marrin më pak se 350 euro në muaj.

Por, për këtë Azemi ironizoi se paga minimale prej 350 eurove i ka vë në telashe punëtorët, pasi që “tepricën” e saj nuk po dinë se ku ta shpenzojnë.

“Për besë na ka vu në telashe, sepse tepricën e kësaj page s’dimë ku ta lëmë. Realisht, iu është dhënë një kompozitat shumë i madh për të cilin unë dyshoj se do të implementohet që nga tetori… Kjo nuk është një pagë minimale, kjo është një pagë parazgjedhore, sepse kjo pagë po të ishte në fillim të mandatit, sigurisht që do ta kishte vlerën e vetë dhe normal që edhe ne do të iu ishim gëzuar këtij fakti”, deklaroi Azemi.

Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim që pagën minimale në vend ta rris në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave. Kjo rritje u bë vetëm disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në sektorin publik e privat. /teve1.info/

 

Tags: donika gervallaJusuf Azemipaga minimale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Auto Draft

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Auto Draft

Midis Ramazanit – Hajnat vjedhin 70 eurot e bamirësisë në xhaminë e Kishnicës

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën