tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Azemi paralajmëron protesta nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë

tëvë1 nga tëvë1
12/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, njoftoi që Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, mund të organizojë protesta me rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre në vendet e punës.

Azemi bëri të ditur që përveç grevës, ekziston edhe mundësia që në mënyrë demonstrative të lëshohen të gjitha vendet e punës.

“Javën e kaluar kemi mbajtur një takim dhe sipas informacioneve që kemi, për punëtorët e Qendrës Familjare nga Komuna e Prishtinës, do të jetë një pagë 300 euro bruto, që në një farë forme as për afërmi nuk i plotëson kushtet e një page të punëtorëve dhe besoj që këtë javë do të fillojmë me protesta. Kanë paralajmëruar që do të ketë edhe greva, por sipas të gjitha gjasave, çështja e grevave do të hiqet nga rendi. Ekziston edhe mundësia tjetër që në mënyrë demonstrative, do të lëshohen të gjitha vendet e punës. Nuk është diçka që po kërkojmë jashtë normales, sepse të punosh me një pagë 230 euro, është jashtëzakonisht qesharake. Tani gjërat kanë ndryshuar, nuk jemi më ata që kemi qenë para 4-5 viteve. Sa i përket Qendrës së Mjekësisë Familjare, organizimi mund të fillojë në këtë javë, ndërsa sa i përket nëpër spitalet e Kosovës, ne duhet të presim afërsisht edhe një muaj, derisa të përfundojë çështja e tenderimit dhe të shohim se a do të zbatohen kërkesat”, deklaroi Azemi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Njëherit, Azemi tha se lëshimi i vendeve të punës nga punëtorët e spitaleve, po ndodhë për shkak se tanimë vende të tjera u kanë ofruar kushtet që ata po kërkojnë, shkruan teve1.info.

“Një pjesë bukur e madhe e punëtorëve, gjithmonë flas sipas deklarimeve të tyre, do ta lëshojnë vendin e punës, jo për inate të dikujt tjetër, por për shkaqe se tani kemi vende tjera të punës që ofrojnë kushte më të mira, ofrojnë paga më të mira, ofrojnë transport, ofrojnë ushqim dhe kjo është ajo për të cilën jemi duke punuar”, shtoi tutje Azemi./teve1.info/.

Policia arreston sulmuesin e dytë, gjen uniforma, granata, zolla, mitralozë e kallashnikov

24/09/2023

Gecaj: Automjetet e përdorura sot në veri, kanë mbet prej luftës së Kosovës

24/09/2023

Demhasaj: Nguten me deklarime, krerët shtetërore nuk guxojnë të japin deklarata të gabuara

24/09/2023

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë në veri

24/09/2023

Griezmann “ngulit” bukur për golin e dytë, Realit i duhet një mrekulli

24/09/2023

Çollaku: Nuk shoh përkeqësim të situatës në veri sot e nesër

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.