TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Azemi: Këtë vit 26 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës

by Tëvë1
3 orë ago
0
A A
Azemi: Këtë vit 26 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës

Deri në muajin tetor të këtij viti sipas Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat 26 punëtorët kanë gjetur vdekjen në vendin e punës, por të dhëna tjera kanë në Inspektoratin e Punës. Sipas tyre brenda kësaj periudhe kohore 13 punëtorë kanë vdekur në vend të punës, ndërsa kanë ndodhur 412 aksidente. Këto të dhëna u bënë të ditura në Konferencën e 11-të Ndërkombëtare me temën “Siguria në Punë dhe në Transport – Qasje të Integruara për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe për Mbrojtjen e Jetës” të organizuar nga Kolegji Tempulli, AMRKS dhe Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi deklaroi se qeveritë e deritanishme nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e punëtorëve në sektorin privat.

Azemi theksoi se deri në këtë periudhë të vitit 2025, 26 punëtorë e kanë gjetur vdekjen në vendin e punës.

“Qeveritë e mëhershme edhe kjo qeveri për punëtorët e sektorit privat të Kosovë kanë bërë zero për ta…Edhe në rastet e vdekjeve kemi pas raste kur inspektorët kanë dirigjuar dhe kanë ndihmuar pronarët e kompanive që fajtor të mbetet punëtori i vdekur, po ne kemi këto raporte ne kemi interferuar dhe raporti i inspektori që ka vdekur nga pakujdesia e vetë ka dal kur kemi mbledh material ka dal se ka vdekur për shkak të pronarit të kompanisë…. Shifrat janë të tmerrshme ne kemi biseduar edhe për raportet pse tek inspektorati del 8 punëtorë e tek ne tjetër në vitin 2025 kemi 26 raste të vdekjeve në punë. Ne konsiderojmë se në moment kur një punëtorë nis të shkoj në punë dhe prej punës shkon në shtëpi ne e konsiderojmë se është në orar të punës dhe Inspektorati i Punës nëse një punëtorët sot lëndohet në pallat dhe nuk vdes dhe vdes në QKUK këta nuk e konsiderojnë si rast i vdekjes”, theksoi ai.

Udhëheqësi i divizionit ligjor pranë Inspektoratit Qendror të Punës, Arton Çerkini tha se sipas të dhënave të tyre deri në këtë periudhë të vitit 2025 kanë vdekur 13 punëtorë në vendin e punës, ndërsa kanë ndodhur 412 aksidente në punë, prej tyre 305 janë të rënda.

Ai tha se tashmë 32 inspektor janë kategorizuar për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas tij sektori i ndërtimtarisë, prodhimtarisë dhe përpunimit janë punët me rrezikshmërinë më të lartë në vend.

“Gjithsej janë 32 inspektor nga siguria dhe shëndeti në punë që sot janë klasifikuar tani më inspektorët bëjnë realizime të inspektimeve në gjithë territorin e Kosovës. Besojmë që në kuadër të profilizimit do të rritet mundësia e mbikëqyrja më rigoroze dhe më profesionale të bëhet…. Ne kemi shumë fushë-veprimtari të rrezikuar, por po filloj me i përmend këtu hynë ndërtimtaria, pastaj e kemi prodhimtarinë dhe në kuadër të prodhimtarisë e kemi edhe përpunimet…gjithsej në këtë periudhë sa po flasim për vitin 2025 i kemi 305 aksidente të cilat kanë ndodhur e që janë të rënda, 412 janë gjithsej pjesa tjetër më të lehta. Gjithsej, janë 13 vdekje në vendet e punës”, deklaroi Çerkini.

Drejtori i Kolegjit “Tempulli”, Mehmet Krasniqi tha se siguria në vendin e punës dhe në rrugë nuk është luks, por nevojë jetike.

Ai tha se shumë punëtorë në Kosovë punojnë pa mbrojtje të mjaftueshme dhe pa trajnime adekuate.

“Siguria në rrugë dhe në vendin e punës nuk është luks por është nevojë jetike, është detyrim njerëzor dhe çdo ditë në Kosovë qindra mijëra njerëz dalin në rrugë drejtë punës, shkollës dhe familje. Ndërsa, mijëra punëtorë ngjiten në skele punojnë me makineri të rëndë ose punishte ose fabrika për të mbajtur ekonominë në lëvizje. Por, për fat të keq shumë prej tyre punojnë pa mbrojtje të mjaftueshme, pa trajnim adekuat dhe shpesh në kushte që rrezikojnë jetën e tyre”, tha ai.

Ndërsa, shefi i kabinetit të ushtruesit të detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Berat Ganiqi u shpreh se përmirësimi i sigurisë rrugore vazhdon të jetë sfidë e madhe.

“Rritje të ndërgjegjësimit dhe bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të krijimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë punëtorët dhe pjesëmarrësit në trafik. Sot jemi mbledhur për të folur për një temë që prek të gjithë jo vetëm sigurinë në vendin e punës, por edhe sigurinë rrugore….Duke pas parasysh të strategjisë të transportit multi-modal reduktimin e aksidenteve me fatalitet në 50% deri në vitin 2023 edhe pse ka një trend të aksidenteve me fatalitet në rënie duke pas parasysh zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e automjeteve në vendin tonë megjithatë duke marr parasysh politikën e Evropës vizion zero për vitin 2050 me objektiv për përkohshëm për uljen e viktimave në 50% përmirësimi i sigurisë rrugore vazhdon të jetë sfidë e madhe”, theksoi Ganiqi.

Referuar të dhënave të Inspektoratit të Punës gjatë vitit 2024 kanë ndodhur shtatë vdekje në vendin e punës.

 

Tags: Jusuf AzemiSindikatës së Punëtorëve të Sektorit PrivatTeve1vendi i punes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ky është kandidati për asamblist nga VV-ja  në Fushë Kosovë që deri më tani ka marrë më shumë vota

Përditësohen rezultatet në Prishtinë, ky është asamblisti me më së shumti vota nga LDK-ja

Në akademin solemne për 40-vjetorin e përkthimit në shqip të Kuranit fisnik – Feti Mediu befasohet me një kopje të veçantë

Në akademin solemne për 40-vjetorin e përkthimit në shqip të Kuranit fisnik – Feti Mediu befasohet me një kopje të veçantë

Von der Leyen me tri porosi gjatë vizitës në Kosovë

Von der Leyen me tri porosi gjatë vizitës në Kosovë

​Ursula von der Leyen përfundon vizitën në Kosovë

​Ursula von der Leyen përfundon vizitën në Kosovë

Përleshje kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit, dhjetëra të vrarë

Përleshje kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit, dhjetëra të vrarë

Ky është kandidati për asamblist nga VV-ja  në Fushë Kosovë që deri më tani ka marrë më shumë vota

Përditësohen rezultatet në Prishtinë, ky është asamblisti me më së shumti vota nga LDK-ja

Në akademin solemne për 40-vjetorin e përkthimit në shqip të Kuranit fisnik – Feti Mediu befasohet me një kopje të veçantë

Në akademin solemne për 40-vjetorin e përkthimit në shqip të Kuranit fisnik – Feti Mediu befasohet me një kopje të veçantë

Interi Miami me kontratë të re për Messin

Messi zgjedh 10 talentet më të mirë të momentit. Lë jashtë Yamal, përfshin një shqiptar

Nuk ndodhte kurrë, Suedia shkarkon trajnerin Jon Dahl Tomasson

Elanga me fyerje ndaj Tomassonit

Anglia publikon listën për ndeshjet e muajit tetor

Selektori i Anglisë paralajmëron kuqezinjtë dhe Serbinë

Sot, Kosova mëson kundërshtarët për Botëror

26 ekipet e para që janë kualfikuar në Botërorin 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën