Gani Bunjaku, axha i policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku, ka thënë se ndiejnë dhimbje por edhe krenari.
Ai ka thënë se Afrimi që ku ka marrë përgjegjësin e udhëheqësit të stacionit të policisë në Zveçan ka punuar me krenari në mbrojtje të vendit.
Gani Bunjaku shprehi falënderim për shtetit i cili siç tha ai po kujdeset për familjen, dhe gjithë ata që po vijnë për ngushëllime, duke shtuar se një deklaratë e një familjari të tyre i cili kritikoi Kurtin është keqinterpretuar.