TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AVONET: Për 8 vite Komuna e Ferizajt lëshoi leje ndërtimore në kundërshtim me ligjet e aplikueshme

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
AVONET: Për 8 vite Komuna e Ferizajt lëshoi leje ndërtimore në kundërshtim me ligjet e aplikueshme

Rrjeti i OJQ-ve AVONET në një njoftim kanë bërë të ditur se kanë pranuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit me të cilin vendim gjyqësor refuzohet si e pa bazuar ankesa e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ndaj aktgjykimit të nxjerrur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative të datës 12.09.2023.

Sipas tyre ky vendim vulos paligjshmërinë e Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt 2017-2025, për faktin se i gjithë procesi administrativ që zhvilloi Komuna e Ferizajt ishte zhvilluar pa mbajtur shqyrtimin publik.

AVONET me tej, vlerësojnë se si rezultat i mos veprimit disa vjeçar të Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, qyteti i Ferizajt është degraduar jashtëzakonisht shumë në aspektin urban.

Statusi i plotë i tyre:

Me aktgjykimin e nxjerrur nga Gjykata Themelore në Prishtinë të datës 12.09.2023, kjo gjykatë aprovoi kërkesëpadinë e paditësit Imri Haliti, me të cilin u anulua vendimi i datës 04.09.2017 për Dhënien e Pëlqimit për Miratimin e PZHK-së 2017-2025 të Komunës së Ferizajt. Në këtë drejtim, ky vendim përmes mjetit të rregullt juridik u atakua nga MMPHI-ja si palë paditëse në këtë konflikt administrativ, pranë Gjykatës së Apelit, ku me datë 23.01.2025 kjo gjykatë mori vendim për refuzimin e ankesës së MMPHI-së.

Ky vendim i Gjykatës së Apelit shënon një fitore të madhe të aktivizmit qytetarë të disa qytetarëve të Komunës së Ferizajt, të cilët për 7 vite radhazi kanë luftuar për të u zbardhur e vërteta në lidhje me këtë rast. Ky vendim vulos paligjshmërinë e Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt 2017-2025, për faktin se i gjithë procesi administrativ që zhvilloi Komuna e Ferizajt ishte zhvilluar pa mbajtur shqyrtimin publik, i cili është kërkesë e dispozitave ligjore të Ligjit për Planifikim Hapësinor dhe dispozitave ligjore të Udhëzimit Administrativ mbi elementet dhe kërkesat themelore për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e PZHK-së.

Gjykata gjeti se Komuna e Ferizajt nuk kishte zbatuar normën e nenit 20 të Ligjit për Planifikim Hapësinor, për faktin se para se të finalizohej PZHK-ja, Komuna e Ferizajt do duhej që përmes njoftimit publik, të ftonte qytetarët e interesuar për konsultime dhe shqyrtime publike, si dhe të pranonte peticione. Gjithashtu, gjykata konstatoi edhe disa shkelje të tjera ligjor të cilat janë të evidentuara në vendimet gjyqësore të dy shkallëve të gjyqësorit.

AVONET vlerëson se si rezultat i mos veprimit disa vjeçar të Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, qyteti i Ferizajt është degraduar jashtëzakonisht shumë në aspektin urban, ku lejet ndërtimore në këtë qytet janë lëshuar duke u mbështetur në PZHK, pra në një dokument që ka derivuar nga zhvillimi i një procedure administrative haptazi të kundërligjshme dhe arbitrare. Tashmë lirisht mund të themi se në MMPHI në lidhje me këtë çështje ka ekzistuar një grup i organizuar, ku veprimet e tyre kundërligjore kanë shkaktuar pasoja të pariparueshme për qytetin e Ferizajt.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe vlen të ceket se Planet Rregullative Urbane të qytetit të Ferizajt kanë qenë në fuqi dhe vazhdojnë të mbesin në fuqi, mirëpo as këto plane hapësinore (PRRU) Komuna e Ferizajt nuk i ka respektuar.

Qytetarët e Ferizajt por edhe AVONET në vazhdimësi e kanë informuar Komunën e Ferizajt dhe MMPHI-në për këto shkelje ligjore, por ato kanë kundërshtuar të njejtat, ku tash pas vendmit të plotëfuqishëm të Gjykatës së Apelit shihet qartë se këto shkelje me të vërtetë kanë ekzistuar dhe se këto shkelje kanë shkaktuar dëme të pariparueshme për banorët e Ferizajt.

AVONET ka informacione që tashmë ish drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Ferizajt, po përballet me një proces penal, në lidhje me keqpërdorim të detyrës dhe autoritet zyrtar, që ndërlidhet kryekëput me procesin e miratimit të kundërligjshëm të PZHK-së.

AVONET i siguron qytetarët se do punoj në mënyrë të vazhdueshme për të i mbajtur penalisht përgjegjës para organeve të ndjekjes penale të gjithë personat përgjegjës për shkeljet tashmë të konfirmuara ligjore, qofshin ata zyrtarë përgjegjës të MMPHI-së apo Komunës së Ferizajt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Arrestohet dhe më pas lirohet ish-polici i Kosovës, Nexhat Pireva

MPJD del me sqarim për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s në Turqi

Ditari: 25.06.2026

Ditari: 25.06.2026

Në Drenas zhvillohet ushtrimi TTX për menaxhimin e vërshimeve

Në Drenas zhvillohet ushtrimi TTX për menaxhimin e vërshimeve

Një person i vrarë nga sulmet izraelite me dron në Liban, pavarësisht armëpushimit në fuqi

Sulmi izraelit lë të vrarë tre persona në Liban pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Si të ushtroheni në mënyrë të sigurt në mot të nxehtë

Si të ushtroheni në mënyrë të sigurt në mot të nxehtë

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Vapa ekstreme përfshin Evropën, Franca shënon temperatura historike

Evropa përballet me një tjetër ditë me nxehtësi ekstreme dhe rekorde të reja temperaturash

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën