TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AVONET iniciojnë rast në Komision Disiplinor ndaj udhëheqëses së Inspektoratit të Ndërtimit

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
AVONET iniciojnë rast në Komision Disiplinor ndaj udhëheqëses së Inspektoratit të Ndërtimit

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka dorëzuar një kërkesë për inicimin e procedurës disiplinore ndaj Florije Kqiku, udhëheqëse e Inspektoratit të Ndërtimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në një njoftim për media është thënë se kjo kërkesë vjen si rezultat i shkeljeve “të rënda” dhe të përsëritura të detyrave zyrtare nga ana Kqiku, të cilat kanë ndikuar negativisht në funksionimin e rregullt institucional dhe kanë dëmtuar transparencën dhe llogaridhënien publike.

“Për shkak të mosveprimit dhe sjelljeve joprofesionale të saj, shoqëria civile kanë hasur në pengesa për të marrë informacion të drejtë dhe të plotë mbi çështjet e ndërtimit dhe zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

“AVONET ka ndërmarrë këtë hap pas një periudhe të gjatë shqetësimesh dhe pas analizimit të veprimeve që tregojnë një mungesë serioze të përkushtimit profesional dhe përgjegjësisë institucionale. Konkretisht, znj. Kqiku ka treguar neglizhencë të vazhdueshme ndaj kërkesave zyrtare të AVONET, duke mos ofruar përgjigje profesionale dhe duke mos respektuar afatet e përcaktuara ligjore. Një qasje e tillë pengon proceset e monitorimit dhe e bën të pamundur informimin e saktë të publikut mbi zbatimin e ligjit në fushën ndërtimit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Ndërkohë, thuhet se AVONET ka identifikuar Kqikun se ka dhënë informacione të pavërteta, duke pretenduar ekzistencën e një padie kundër Ministrisë.

“Ky informacion është konstatuar si i pavërtetë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Deklaratat e rreme dhe të pabaza dëmtojnë besimin e qytetarëve dhe krijojnë pasiguri mbi veprimtarinë institucionale. Veprime të tilla dëmtojnë llogaridhënien institucionale dhe krijojnë një frymë të mosbesimit ndaj institucioneve që priten të jenë të hapura dhe transparente”.

AVONET ka kërkuar që Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Mjedisit të trajtojë këtë rast me profesionalizëm dhe paanshmëri.

Tags: AVONETFlorije KqikuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Zubin Potok

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Zubin Potok

Shtetasi sllovak i kërcënon me armë dy kosovarë në Ferizaj

E rëndë në Suharekë, babai qëllon djalin me armë zjarri

Babai me sëpatë kërcënon djalin dhe bashkëshorten në Prishtinë

Babai me sëpatë kërcënon djalin dhe bashkëshorten në Prishtinë

Edhe sot, kampionët nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Sot për disa orë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë, shkak temperaturat e larta

Koci: Edhe një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në kufi

Koci: Edhe një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në kufi

Bashkatdhetarët ia mësyjnë Kosovës, pritje deri në 80 minuta te Dheu i Bardhë

Bashkatdhetarët ia mësyjnë Kosovës, pritje deri në 80 minuta te Dheu i Bardhë

Gjenden pas disa orëve kërkim, dy motoristët e zhdukur në Jezercë

Gjenden pas disa orëve kërkim, dy motoristët e zhdukur në Jezercë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën