TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Avokatja: Nuk patëm përgjigje nga Gjykata për ekzaminim mendor ndaj Naim Murselit

by Tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Avokatja: Nuk patëm përgjigje nga Gjykata për ekzaminim mendor ndaj Naim Murselit

Avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinipotuku ka deklaruar se bazimi i aktakuzës në rrethana të përgjithshme, supozime apo interpretime të njëanshme të situatës, nuk mund të përbëjnë themel për një dënim penal.

Sipas avokates, mbrojtja konsideron se nuk ka prova të drejtpërdrejta që vërtetojnë se Naim Murseli ka kryer apo ka urdhëruar kryerjen e veprës penale.

“Në emrin tim dhe klientit tim shpreh keqardhje për vdekjen e viktimës, pavarësisht qëndrimit juridik që do të mbajë mbrojtja gjatë këtij procesi, dhimbja që ka përjetuar familja e të ndjerës është e pamohueshme dhe meriton respekt të plotë. Bazimi i aktakuzës në rrethana të përgjithshme, supozime apo interpretime të njëanshme të situatës, nuk mund të përbëjnë themel për një dënim penal. Mbrojtja konsideron se nuk ka prova të drejtpërdrejta që vërtetojnë se Naim Murseli ka kryer apo ka urdhëruar kryerjen e veprës penale”, ka deklaruar avokatja.

Ndërkohë, ajo ka thënë se një nga kërkesat nga mbrojtja ka qenë që Naim Murseli të dërgohet në ekzaminimin të statusit mendor, ku nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje nga Prokuroria e as nga Gjykata.

“Një nga kërkesat e ngritura nga mbrojtja ka qenë parashtresa që Naim Murseli të dërgohet në ekzaminim të statusit mendor, e që nuk kemi pranuar asnjëherë përgjigje, as nga prokuroria e as nga gjykata Për të mundur të vazhdohet procesimi i kësaj çështje, penale juridike, duhet të kemi provë të pakontestueshme se a është në gjendje Naim Murseli të përcjellë, të kuptoj procedurën gjyqësore, të konsultohet me mbrojtësit e tij në këtë çështje penale. Andaj konsiderojmë se kur të arrihet sigurimi i kësaj prove që vjen nga konstatimi i eksperteve pranë QKUK, instituti i primiatrise e forenzike, varësisht të të gjeturave të vazhdohet me procedimin e kësaj çështje”, ka thënë ajo.

Kurse, avokati i Granit Plavës, Skender Gojani ka njoftuar se ka pranuar ekspertizën e institutit psikiatrisë dhe forenzikës për gjendjen mendore të Plavës.

Ai ka bërë të ditur se për shkak të rrethanave të rënda dhe gjendjes së rënduar psikike të Plavës, ai nuk është deklaruar në lidhje me fajësinë e tij.

“Gjatë shqyrtimit gjyqësor mbrojtja do të paraqes prova dhe argumente që ndërlidhen me rrethana personale, psikologjike e sociale të Plavës, para dhe gjate ngjarjes. Në veçanti, do të parashtrohen faktet dhe provat lidhur me një aksident të rëndë të pësuar nga Plava rreth dy muaj para ngjarjes, i cili padyshim ka ndikuar në gjendjen e tij psikike. Këto rrethana janë të rëndësishme, për të vlerësuar në mënyrë të plotë të gjitha elementet e veprës penale, nivelin e rrezikshmërisë dhe për të ndriçuar gjendjen e Plavës në momentin kritik”, ka thënë ndër të tjera ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Këshilli i Sigurimit të OKB-së fillon takimin emergjent për zhvillimet në Iran

Këshilli i Sigurimit të OKB-së fillon takimin emergjent për zhvillimet në Iran

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Trump monitoron operacionet ushtarake amerikane në Iran

Trump monitoron operacionet ushtarake amerikane në Iran

Erdogan: Do të përshpejtojmë përpjekjet tona për të vendosur një armëpushim

Erdogan: Do të përshpejtojmë përpjekjet tona për të vendosur një armëpushim

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën