TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Avokatja e viktimave kërkon dëmshpërblim, mbrojtja e Mustafës thotë se ai duhet të shpallet i pafajshëm

nga Besarta Mehmeti
15 Shtator, 2022
0
A A
​Avokatja e viktimave kërkon dëmshpërblim, mbrojtja e Mustafës thotë se ai duhet të shpallet i pafajshëm

Avokatja e viktimave në çështjen kundër Mustafës, ka thënë se ndaj viktimave është bërë padrejtësi dhe gjykata duhet ta njoh këtë. Me këtë nuk është pajtuar mbrojtja e Mustafës, e cila ka papërsëritur qëndrimin e tyre se Salih Mustafa nuk ka kryer krime dhe udhët të shpallet i pafajshëm.

Sipas Anni Pues, viktimat duhet të trajtohen individualisht.

“Ne i kërkojmë trupit gjykues të urdhëroj të akuzuarin të paguajë dëmshpërblim viktimave pjesëmarrëse një nda një dhe të urdhërojë konfiskimin e çdo pasurie apo të ardhurash të cilat janë ardhur si rezultat i kryerjes së një krimi, me qëllim që ato të shiten dhe t’u jepen të gjitha viktimave”, ka thënë Pues.

Ajo madje i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të sigurojë që viktimat të marrin zhdëmtim.

“Është detyrim ligjor i të akuzuarit të paguajë zhdëmtimet nëse urdhërohet të bëjë këtë gjë, megjithatë siç ndodhë shpesh në raste të tilla, mund të jetë shumë apo jashtëzakonisht e vështirë të zbatohet urdhrat e zhdëmtimit kundër të akuzuarit, kjo do t’i linte viktimat me urdhër në letër por pa asnjë rezultat të prekshëm që mund të bënte një dallim ose mund të sillte një ndryshim në situatën e tyre. Në gjykatën ndërkombëtare penale ky problem është kompensuar përmes një fondi për viktimat, një fond besimi për viktimat, një gjë e tillë nuk ndodh në rastin e kësaj gjykate. Dua të përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar për të siguruar që viktimat të kenë mundësi të gëzojnë të drejtat e tyre për zhdëmtim”, ka thënë ajo.

Ndërsa, mbrojtja e Salih Mustafës nuk i është përgjigjur mbrojtjes së viktimave veçse ka deklaruar që qëndrimi i Salih Mustafës është se ai nuk ka kryer asnjë krim.

“Zotëri Mustafa që në fillim i ka mohuar akuzat e ngritura kundër tij dhe qëndrimi i ynë është që ai duhet të shpallet i pafajshëm, për këtë arsye ne nuk do t’u përgjigjemi në mënyrë thelbësore mbrojtëses së viktimave. Kjo nënkupton qëndrimi i zotit Mustafa që ai nuk ka kryer asnjë prej këtyre veprave penale dhe nuk ka dëmshpërblim për t’u bërë viktimave. Kjo rrjedh nga qëndrimi që kemi mbajtur ne gjatë kësaj çështje”, ka thënë avokati von Bone.

Gjyqi ndaj Mustafës është në përfundim dhe prokuroria ka kërkuar që ai të shpallet fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës dhe të marrë dënim me burgim prej 35 vjet.

Kurse, mbrojtja e Salih Mustafës ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka kërkuar lirim sa më të shpejtë të tij nga paraburgimi dhe i ka kërkuar trupit gjykues ta shpallë atë të pafajshëm.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruara i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komuna e reagon për grevën e punëtorëve të “Pastrimit”, e quan të panevojshme

Komuna e reagon për grevën e punëtorëve të “Pastrimit”, e quan të panevojshme

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Pesë të arrestuar në dy raste të ndara për keqpërdorime me subvencione të MKRS-së

Sekuestrohet heroinë me vlerë rreth 12 mijë euro në Prishtinë, arrestohen dy persona

Pas konfirmimit të aktakuzës, caktohet për 4 qershor seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve

Xhaka rikthehet te Zvicra, ftohet edhe Jashari

Xhaka rikthehet te Zvicra, ftohet edhe Jashari

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Policia ndalon një veturë me targa të Serbisë në Graçanicë

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një person në Lipjan, kishte dhunuar një grua vitin e kaluar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X