TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Avokati Zekaj: Masa e dorëzanisë për Mefail Shkodrën e papërshtatshme, gjyqtarët duhet të japin llogari

by Tëvë1
8 muaj ago
5
A A
Avokati Zekaj: Masa e dorëzanisë për Mefail Shkodrën e papërshtatshme, gjyqtarët duhet të japin llogari

Avokati Yll Zekaj, i ftuar në emisionin “Ditari” në Televizionin Tëvë1, ka folur për rastin e vrasjes trefishtë në Gjilan dhe masat që duhen marrë ndaj përsëritësve të veprave penale. Ai ka theksuar se institucionet e drejtësisë, si prokuroria dhe gjykata, duhet të jenë shumë të kujdesshme kur caktojnë dënimet për personat që kanë kryer më parë vepra penale.

“Përsëritësit e veprave penale duhet ta kenë parasysh institucionet e drejtësisë, prokuroria por edhe gjykata, për të kaluarën e personave që bien ndesh me ligjin. Çdo rast ku përsëritësit e veprave penale duhet të trajtohet me kujdes, sidomos në matjen e lartësisë së dënimit, sepse kjo shërben si argument se i njëjti nuk është resocializuar dhe është kryerës i veprave penale,” ka thënë Zekaj.

Ai ka folur edhe për rastin konkret të Mefail Shkodrës, i cili u lirua me masën e dorëzanisë, duke e cilësuar këtë masë të papërshtatshme për një person me akuza të rënda.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për krime të rënda, sidomos në cakimin e dënimeve. Masa e dorëzanisë në këtë rast është e papërshtatshme, sepse i pandehuri mund të mos iu përgjigjet institucionit të drejtësisë, të përsërisë veprën penale ose të ndikojë në prishjen e provave. Në raste të tilla zakonisht kërkohet paraburgimi, ndërsa masa e dorëzanisë përdoret shumë rrallë,” ka shtuar avokati.

Ai gjithashtu ka theksuar se çdo gjyqtar që ka vendosur masa të tilla duhet të japë llogari brenda institucioneve të drejtësisë.

“Mendoj se çdo gjyqtar që ka kërkuar masa të tilla për dorëzani duhet të japë llogari brenda institucioneve të drejtësisë, sepse përgjegjësia është shumë e madhe, sidomos kur vendimet kanë pasoja serioze për sigurinë publike,” ka përfunduar Zekaj.

Tags: ditariGjilanTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

Sveçla: Konkurset në arsim në Prishtinë, vegël e nepotizmit të LDK-së

Sveçla i reagon Ramës për teleferikun e Gërmisë: Projekti s’ka mbështetje financiare

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT publikon çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Fyerjet ndaj Ramush Haradinajt, studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” thërrasin protestë në Pejë

Ministria e Sportit dhe federatat nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 6.5 milionë euro

Ministria e Sportit dhe federatat nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 6.5 milionë euro

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Sveçla: Konkurset në arsim në Prishtinë, vegël e nepotizmit të LDK-së

Sveçla i reagon Ramës për teleferikun e Gërmisë: Projekti s’ka mbështetje financiare

Si të silleni në një restorant?

Si të silleni në një restorant?

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën