TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati serb: Serbia dhe Kisha serbe në aleancë me shërbimin rus – edhe disa nga lëvizja studentore po afrohen me Moskën

by tëvë1
11 muaj ago
0
A A
Avokati serb: Serbia dhe Kisha serbe në aleancë me shërbimin rus – edhe disa nga lëvizja studentore po afrohen me Moskën

Avokati serb BogdanIvanisheviq ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në Serbi, duke i cilësuar ato si “shqetësuese dhe zbuluese të prirjeve të rrezikshme pro-ruse në politikën dhe shoqërinë serbe.”

Në një postim në X, Ivanisheviq ka shkruar se “udhëheqja shtetërore dhe Kisha Ortodokse Serbe kanë hyrë formalisht në një aleancë me shërbimin rus të inteligjencës”, duke iu referuar fjalimit të shefit të shërbimit sekret rus, SergejNarishkin, gjatë një ngjarjeje ku u prezantua themelimi i organizatës “Aleanca fashiste ruso-serbe”.

Sipas Ivanisheviq, ky hap përbën një afrim të hapur të strukturave shtetërore dhe fetare të Serbisë me shërbimet sekrete të Moskës, çka tregon, siç thekson ai, se “regjimi aktual e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij gjeopolitike”.

Ai komentoi gjithashtu edhe zhvillimet brenda lëvizjes studentore dhe qytetare në Serbi, duke thënë se “krahu nacionalist” i saj tashmë ka marrë mbështetjen formale të partive Dveri dhe KreniPromeni (Nisu Lëviz dhe Nise Ndryshimin).

Ivanisheviq paralajmëroi se ky bllok ideologjik është “më afër Aleancës fashiste ruso-serbe sesa krahut pro-evropian të studentëve”.

“Nëse deri më tani ideja ka qenë që të shkojmë të gjithë bashkë drejt ndryshimit të pushtetit, e për më pas do të shohim, nuk jam i sigurt se kjo është e mundur nga tani e tutje,” shkroi ai, duke shtuar se “qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm se kë po mbështesin, pasi tani janë dy realitete shumë të ndryshme.”

Në përfundim, Ivanisheviq vlerësoi se ndikimi rus dhe përfshirja e Kishës Ortodokse Serbe në jetën politike po krijon ndarje të thella edhe brenda lëvizjeve opozitare, gjë që, sipas tij, mund të minojë çdo përpjekje për ndryshim demokratik në Serbi.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një shpërthim gjatë faljes së xhumasë në Pakistan

Të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një shpërthim gjatë faljes së xhumasë në Pakistan

Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin

Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin

Kryeministri kanadez i kundërpërgjigjet Trumpit: Aleanca Kanada-BE nuk synon të jetë rival i SHBA-së

Kryeministri kanadez i kundërpërgjigjet Trumpit: Aleanca Kanada-BE nuk synon të jetë rival i SHBA-së

Huthët mohojnë pretendimet saudite për sulmin me dron në Mekë, i quajnë “gënjeshtër të shëmtuar”

Huthët mohojnë pretendimet saudite për sulmin me dron në Mekë, i quajnë “gënjeshtër të shëmtuar”

Kosova U21 gati për fitore ndaj Rumaninë

Kosova U21 gati për duelet kualifikuese

Musliu kërkon dorëheqjen e Bashës e Gërvallës, Anton Qunit i kërkon të largohet nga politika

Musliu kërkon dorëheqjen e Bashës e Gërvallës, Anton Qunit i kërkon të largohet nga politika

​Klestor Veseli në protestën gjithëpopullore: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore

​Klestor Veseli në protestën gjithëpopullore: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore

LDK-ja nderon Flora Brovinën, Abdixhiku dhe Osmani bëjnë homazhe

LDK-ja nderon Flora Brovinën, Abdixhiku dhe Osmani bëjnë homazhe

​Protesta në mbështetje të katërshes së UÇK-së, Limaj: Duhet lidership i fuqishëm për ta kthyer drejtësinë

​Protesta në mbështetje të katërshes së UÇK-së, Limaj: Duhet lidership i fuqishëm për ta kthyer drejtësinë

Lushtaku: Partitë e tjera politike të reflektojnë mbi situatën dhe krizën e drejtësisë

Lushtaku: Partitë e tjera politike të reflektojnë mbi situatën dhe krizën e drejtësisë

Specialja: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare

Politikanët e Mitrovicës Jugore sonte bëhen bashkë për katërshen e UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën