TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati serb: Beogradi sakrifikoi serbet e Kosovës për interesa politike, ndërsa Radoiçiq ende është i lirë

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Seanca në rastin “Banjska” mbyllet për publikun

Kjo nuk është vetëm një humbje juridike, por një bankrot i rëndë civilizues dhe moral i politikës së tradhtisë së Vuçiçit, e cila nga veriu i Kosovës ka bërë një poligon për lojërat e saj të rrezikshme dhe të pista për pasurim, ndërsa nga populli ka bërë pengje – kështu deklaroi për KoSSev avokati Ivan Niniq, duke komentuar vendimin e shkallës së parë ndaj tre serbëve për pjesëmarrje në ngjarjet në Banjskë.

Tre prej 45 serbëve ndaj të cilëve Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për pjesëmarrje në ngjarjet në Banjskë, të premten morën vendimin e shkallës së parë.

Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me një dënim më të lehtë – 30 vjet.

Në Prishtinë, ky vendim u mirëprit gjerësisht me mesazhin se drejtësia kosovare foli në emër të “rendit kushtetues të Kosovës”, se vendimi dëshmon që “asnjë sulm ndaj shtetit të Kosovës nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”, si dhe se “drejtësia për Banjskën do të jetë e plotë kur para saj të dalin të gjithë pjesëmarrësit – në krye me Milan Radoiçiçin”.

Nga ana tjetër, pala serbe, përfshirë edhe avokatët e të dënuarve, e kundërshton vendimin, duke thënë se ai është marrë nën presion të fortë politik, pa prova të qarta dhe pa përcaktuar përgjegjësi individuale.

Nga Beogradi, edhe katër ditë pas vendimit të Gjykatës Themelore, kanë reaguar vetëm e ashtuquajtura Zyra për Kosovën dhe Metohinë, si dhe kryetari i SNS-së, Millosh Vuçeviq.

Niniq thekson se Beogradi nuk ka bërë asgjë, gjë që sipas tij dëshmon se këta njerëz janë sakrifikuar me vetëdije:

“Ky vendim në Prishtinë është vetëm akti përfundimtar i një farse tragjike ku faturën e paguan ‘këmbësoria’, ndërsa arkitektët e kaosit ulen në rreshtat e parë në pritjet shtetërore në Beograd.”

Ndërsa tre serbë marrin dënime praktikisht të përjetshme, thotë ai, Radoiçiçi lëviz lirshëm në Dedinje, fiton tenderë dhe gëzon mbrojtjen e sistemit.

“Ky është dëshmia më e drejtpërdrejtë se regjimi në Beograd i ka sakrifikuar me vetëdije këta njerëz dhe i ka braktisur sapo u bënë barrë politike.”

Sipas tij, absurdi kryesor i pushtetit të Vuçiçit është se “nuk ka bërë asgjë për t’i mbrojtur këta njerëz”, ndërsa institucionet serbe heshtin dhe e fshehin të vërtetën për organizimin e ngjarjeve në Banjskë.

“Këta djem janë sakrifikuar me plan dhe janë bërë monedhë për pazare në tregtinë e sovranitetit.”

Ai shton se mesazhi që Beogradi u dërgon serbëve në veri është i frikshëm:

“Do të vdisni për ne, do të kalbeni në burgje për ne, ndërsa ne do të negociojmë me përndjekësit tuaj për çështje si energjia dhe targat, duke i ndihmuar të përfundojnë ndërtimin e shtetit të tyre.”

Në fund, ai thekson se nuk bëhet fjalë vetëm për një humbje juridike, por për një bankrot moral të politikës së Vuçiçit, e cila, sipas tij, e ka kthyer veriun e Kosovës në një terren për lojëra të rrezikshme për përfitime, ndërsa popullin në pengje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gaza përballet me krizë të thellë uji mes pasojave të luftës izraelite

Gaza përballet me krizë të thellë uji mes pasojave të luftës izraelite

Ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë jep dorëheqjen

Ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë jep dorëheqjen

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ thotë se është në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve

Vazhdojnë bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izraeli miraton 126 njësi të paligjshme të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Gaza përballet me krizë të thellë uji mes pasojave të luftës izraelite

Gaza përballet me krizë të thellë uji mes pasojave të luftës izraelite

Vdes një person në vendin e tij të punës në Pejë

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Xhiro e Superligës mbyllet të enjten

Championsi vazhdon me duelin Atletico – Arsenal

Championsi vazhdon me duelin Atletico – Arsenal

Ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë jep dorëheqjen

Ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë jep dorëheqjen

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ thotë se është në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve

Vazhdojnë bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izraeli miraton 126 njësi të paligjshme të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën