Aktivistë, avokatë dhe kundërshtarë të regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuciq u mblodhën dje para Pallatit të Drejtësisë në Beograd për të kërkuar lirimin e avokatit Cedomir Stojkoviq, i cili ndodhet në paraburgim.
Protestuesit e cilësuan Stojkoviqin si të burgosur politik, duke alarmuar se ndalimi i tij lidhet me aktivitetin e tij publik dhe me deklaratat që ka bërë e qw e përfshijnë drejtpërdrejt presidentin serb Sleksandar Vuciq.
Sipas pjesëmarrësve në protestë, Stojkoviq kishte ngritur alarmin për rolin e mundshëm të Vuçiqit në “Sarajevo Safari”, një çështje që po hetohet dhe që ka shkaktuar debat në opinionin publik.
Në tubim morën pjesë disa figura të njohura nga shoqëria civile dhe politika opozitare, përfshirë avokatin dhe nënkryetarin e Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Aleksandar Olenik, si dhe aktivisten për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq.
“Protestë për ndalimin e paligjshëm. Çeda Stojkoviq është në paraburgim sepse publikoi informacion se Shkoda po ndërpret kontratën me BI(A), dhe duket se kjo është një heshtje institucionale për shkak të hetimit për Safarin e Sarajevës”, shkruan ajo.
Organizatorët kërkuan lirimin e menjëhershëm të Stojkoviqit dhe hetim të pavarur për rastin, duke deklaruar se arrestimi i tij është një përpjekje për të heshtur zërat kritikë ndaj pushtetit në Serbi.
Protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa pjesëmarrësit paralajmëruan se do të vazhdojnë me tubime të tjera derisa avokati të lirohet.
Avokati nga Beogradi dhe aktivisti në rrjetet sociale, Çedomir Stojkoviq, është arrestuar në dhjetor në Beograd dhe më pas është liruar për t’u mbrojtur nga liria.
Pas lirimit, Stojkoviq shkroi në Facebook për të sqaruar rrethanat e arrestimit, duke thënë se i ishte ndaluar postimi në rrjetin social X dhe në platformën YouTube, si dhe se i ishte konfiskuar telefoni celular, raportojnë mediat rajonale.
Sipas tij, arrestimi u justifikua zyrtarisht me postime të mëhershme në rrjetin X, ku ai kishte komentuar mbi protestat EuroMaidan në Ukrainë dhe kishte përmendur presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Megjithatë, Stojkoviq pretendon se arsyeja e vërtetë e arrestimit lidhet me kallëzimin penal që ai ka paraqitur kundër Vuçiqit, për shkak të pretendimeve mbi lidhjen e tij me të ashtuquajturin “Sarajevo Sniper Safari”.
Ai tha se postimet e tij mbi këtë temë kishin tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe se arrestimi përbën censurë politike.
Termi “Sarajevo Safari” i referohet pretendimeve se gjatë rrethimit të Sarajevës (1992–1996), civilë u qëlluan nga snajperë, përfshirë edhe të huaj, një çështje që u rikthye në vëmendje pas dokumentarit Sarajevo Safari (2022).
Në nëntor 2025, Prokuroria e Milanos hapi një hetim për të shqyrtuar dyshimet se shtetas italianë mund të kenë qenë të përfshirë në këto ngjarje gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.











