TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati Musa për përleshjen në Kuvend: Deputetët janë imunë, nuk mund të ndiqen penalisht

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Avokati Musa për përleshjen në Kuvend: Deputetët janë imunë, nuk mund të ndiqen penalisht

Avokati, Skënder Musa i cilëson pamjet e sotme të përleshjes mes deputetëve si shumë të rënda.

Por ai bën të ditur se deputetët kanë imunitet dhe nuk mund të ndiqen penalisht, pasi përleshja ka ndodhur në objektin e Kuvendit.

“Me vetë faktin që ka ndodh rrahja në Kuvendin e Kosovës nuk mund të ndiqen penalisht anëtarët e Kuvendit, deputetët kanë imunitet për veprat penale të natyrave të lehta si rrahja dhe pjesëmarrja në rrahje. Asnjë deputet nuk mund të ndiqet penalisht. Është mirë që Prokuroria ka filluar hetimet me qëllim që të zbardhet se si filloi dhe si erdhi te rrahja, mirëpo deputetët kanë imunitet sa i përket këtyre lloj veprave të lehta mund të themi, siç ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Ishte një rrahje që siç duket nuk pati as lëndime trupore, nuk di a ka kërkuar ndonjë deputet ndihmë mjekësore, mirëpo aq sa kuptova nuk pashë se pati të lënduar. E njëjta nuk vlen për anëtarët e Qeverisë. Anëtarët e Qeverisë nuk jam i sigurt se a kanë imunitet”, deklaroi ai në një lidhje direkte në “Ditari” në Tëvë 1.

Meqenëse deputetët janë imunë, sipas tij, as Prokuroria nuk mund të ngrit aktakuzë. Musa thekson se ajo se çfarë mund të bëjë Prokuroria është që të konstatojë se kush ka filluar sulmin i pari, kush është goditur dhe nga kush.

Avokati Musa tregoi edhe masat që mund të merren për anëtarët e Qeverisë dhe ato që mund të marrë Kuvendi për deputetët.

“Ajo çfarë mund të bëjë Prokuroria është konstatimi se kush e ka filluar i pari sulmin, kush kanë qenë të goditur dhe nga kush janë godit. Mirëpo edhe nëse ngritet aktakuzë, momentin që shkon në Gjykatë ajo aktakuzë hudhet poshtë, për shkak se deputetët janë të mbrojtur për një sërë veprash penale që janë të natyrave të lehta siç është rrahja apo pjesëmarrja në rrahje…nuk do të thotë që çdo përleshje fizike në mes të deputetëve dhe anëtarëve të Kuvendit të jetë vepër penale. Mund të ketë nga ana e Kuvendit masa të tjera, përjashtimi i deputetit të marrë pjesë në seancë për shtatë ditë, për 15 ditë, apo një muaj…por edhe për anëtarët e Qeverisë mund të ketë masa të tjera disiplinore nëse kanë vullnet politik”, u shpreh ai.

Në seancën e sotme të Kuvendit ka ndodhur një përleshje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, gjë që ka bërë që seanca të ndërpritet e të vazhdojë përsëri.

Përleshje ka pasur përsëri edhe në pjesën e dytë të seancës. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

14-vjeçarja theret me thikë në një shkollë fillore të Prizrenit, 12-vjeçari shoqërohet nga policia

Ajazi për Ramiz Lladrovcin: “I hëngri” fjalët e veta – fitoi përmes klientelizmit dhe shfrytëzimit të pushtetit

Ajazi për Ramiz Lladrovcin: “I hëngri” fjalët e veta – fitoi përmes klientelizmit dhe shfrytëzimit të pushtetit

Ajazi i përgjigjet kritikave të Hoxhajt: Konventa ishte sipas statutit, koha ishte e njëjtë për të gjithë

Ajazi i përgjigjet kritikave të Hoxhajt: Konventa ishte sipas statutit, koha ishte e njëjtë për të gjithë

Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Granit Xhaka lajmërohet me një postim nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Granit Xhaka lajmërohet me një postim nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Emisioni “Matrix” 17.11.2025

Emisioni “Matrix” 17.11.2025

Emisioni “Info Nata” 17.11.2025

Emisioni “Info Nata” 17.11.2025

Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën