TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Avokati Jashari: Vrasja e gjyqtarit në Tiranë, sinjal alarmi për sigurinë në drejtësi

by Tëvë1
6 muaj ago
3
A A
Avokati Jashari: Vrasja e gjyqtarit në Tiranë, sinjal alarmi për sigurinë në drejtësi

Avokati Arbër Jashari ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur së fundmi në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku një gjyqtar u vra gjatë një seance gjyqësore, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur. Ai komentoi rastin në emisionin “Ditari” në Tëvë1, duke e quajtur ngjarjen tepër të rëndë dhe shqetësuese për sistemin e drejtësisë.

“Fatkeqësisht është një lajm tejet i trishtë. Ajo që e bën edhe më të dhimbshëm është fakti që ai është vrarë në vendin e tij të punës, në një proces gjyqësor, nga një person që ka qenë subjekt i procedurës në një çështje juridiko-civile,” – tha Jashari.

Sipas tij, ky rast tregon qartë rreziqet me të cilat përballen përfaqësuesit e drejtësisë në Shqipëri dhe në rajon.

“Kjo tregon se sa i rrezikshëm është profesioni i gjyqtarit dhe sa e vështirë është të ndash drejtësi në Shqipëri. Gjendja nuk është shumë më ndryshe as në Kosovë, vetëm se nuk kemi pasur raste të kësaj natyre dhe përmasash. Uroj që të mos kemi kurrë,” – shtoi ai.

Avokati Jashari theksoi gjithashtu nevojën urgjente për masa shtesë sigurie në ambientet gjyqësore dhe rreth përfaqësuesve të drejtësisë, për të shmangur ngjarje të tilla të rënda.

“Ajo që dua të theksoj është se duhet të shtohet numri i trupave të sigurisë dhe masat mbrojtëse në gjykata, sepse nganjëherë, edhe nga pakujdesia ose neglizhenca, ndodhin situata të tilla tragjike,” – u shpreh më tej Jashari.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka hapur diskutime të shumta për sigurinë në institucionet e drejtësisë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

Tags: ditariShqiperiTeve1Tirane
ShareTweet

Postime të ngjashme

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shtëpi në Rahovec, neutralizohet pa incidente

Zhduket një vajzë në Gjakovë, babai raporton rastin në Polici

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Të shtëna me armë dhe sulm në një lokal në Pejë, një person i lënduar

27 vjet nga Beteja e Koshares

​Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

​Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën