Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq ka reaguar Marta Kos-it lidhur me deklarimin e saj se trupi gjykues ka qenë i paanshëm.
Ai në reagimin e tij, i ka permedur Marta Kos-it raportin e Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit
“Nëse Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vepruar në mënyrë të paanshme në rastin e z. Thaçi, kjo ende duhet të përcaktohet. Nuk i takon Marta Kos-it ta paragjykojë këtë çështje. Komiteti i të Drejtave të Njeriut të Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit ka vënë në pikëpyetje paanshmërinë e gjyqtarëve të trupit gjykues në këtë rast”, tha në reagimin e tij Mishetiq.









