TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Avokati i Thaçit: Duhet të refuzohen dokumentet që ZPS-ja i merr nga Serbia

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Avokati i Thaçit: Duhet të refuzohen dokumentet që ZPS-ja i merr nga Serbia

Kehoe vlerësoi se gjykata duhet t’i refuzojë dokumentet që Zyra e Prokurorit të Specializuar i merr nga Serbia, derisa thekson se e kjo e fundit ka qenë historikisht e përfshirë në fabrikimin e dëshmive dhe dëshmitarëve.

“Besoj që po. Qartazi, dokumentet e marra nga Serbia janë të diskutueshme. Çështja se Serbia ka qenë historikisht e përfshirë në fabrikimin e dëshmive dhe të dëshmitarëve, prandaj argumentet që ne i kemi ngritur janë se ne jemi të thirrur të dimë se prej nga vijnë këto dëshmi, dhe të pyesim kush i shkroi këto dokumente, kur janë shkruar ato, dhe si ju në Serbi patët kontroll në këto dokumente”.

Në një intervistë për KosovaPress, Kehoe flet për stërzgjatjen e procesit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sipas tij qëllimin e prokurorisë që ky gjykim të zgjasë më shumë se ai i kriminelit serb, Sllobodan Millosheviqit.

“Nuk duhet të jetë një gjyq që zgjat më shumë se gjyqi i Millosheviqit, por kjo është ajo që prokurori do të përpiqet të bëjë. Kjo nënkupton, sipas meje, se ata do të shqyrtojnë çdo incident që ka ndodhur në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999 dhe sipas një teorie të ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale’, t’i fajësojnë këta katër persona”, tha ai.

Ai shtoi se aktakuza është kundër UÇK-së dhe prokuroria po përpiqet ta dokumentojë atë si një organizatë sekrete. Kehoe theksoi se nuk mund të krahasohen krerët e UÇK-së me kriminelët serbë, sic bëri prokurori në seancën e së enjten.

“Nuk ka krahasim. Ata po mundohen të dokumentojnë se UÇK-ja ishte një organizatë sekrete. Nuk ishte organizatë sekrete, ishte organizatë e cila luftoi për çlirimin e shqiptarëve të Kosovës. Ashtu është dhe ashtu gjithmonë ishte. Megjithatë, nëse e sheh aktakuzën, dhe nëse shikoni se çfarë kanë paraqitur, ata synojnë të thonë se UÇK-ja ishte një organizatë e përfshirë në aktivitete kriminale, e në fakt për çfarë ajo luftoi ishte çlirimi i shqiptarëve të Kosovës”.

Kehoe ftoi bashkësinë ndërkombëtare që të kthejnë sytë nga Gjykata Speciale dhe siç tha ai, të shohin se çka po ndodh aty.

“Në fund, duhet të fitosh në gjyq. Duhet ta prezantosh rastin në gjykatë – aty ku fitohet ose humbet. Ftoj të gjitha palët nga bashkësia ndërkombëtare të shikojnë se çka po ndodh në këtë gjykatë, dhe të pyesin veten nëse është e drejtë apo jo. Klienti im dhe tre të tjerët janë nën arrest që nga nëntori i vitit 2020, duke u thënë se gjykimi do të fillojë në gjashtë muaj. Kanë kaluar gati dy vjet tashmë dhe me gjasë nuk do të kemi një gjykim në një të ardhme të afërt. Ftoj këdo të shohë se si po sillet kjo gjykatë dhe të pyetet nëse kjo është e drejtë apo jo”, tha Kehoe.

Ai gjithashtu tha se duhet të ketë vëmendje më të madhe të institucioneve dhe shoqërisë kosovare për proceset në Gjykatë Speciale.

“Kjo gjykatë është në Hagë, megjithatë është gjykatë e Kosovës. A dëshiron populli i Kosovës një gjykatë jo të drejtë dhe jo transparente, dhe me gjasë të padrejtë? Sigurisht që jo! Prandaj, a duhet ata të interesohen të dinë se çfarë po ngjet këtu dhe si po shkojnë gjërat në këtë gjykatë? Natyrisht se po”, përfundoi ai./ KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Ymeri: Prishja e bllokut A5 i kushton Kosovës afër çerek milioni euro në 24 orë

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Al-Hilali siguron Benzeman

Al-Hilali siguron Benzeman

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën