TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Avokati i Selimit: Prokuroria mbështet akuzat në prova dytësore dhe fsheh autorësinë e materialeve

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Hidhet poshtë kërkesa e Rexhep Selimit për të vendosur garanci gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes

Avokati i Rexhep Selimi, David Young Tully, ka kritikuar ashpër Prokurorinë gjatë fjalës së tij përmbyllëse, duke thënë se akuzat ndaj klientit të tij janë mbështetur në prova dytësore dhe në një qasje të paqartë sa i përket autorësisë së materialeve të paraqitura.

Në deklarimin e tij, Tully theksoi se në fazat e para të vitit 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte një strukturë të konsoliduar komanduese.

“Shumë ushtarë të UÇK-së, përfshirë komandantët, nuk dinin as për ekzistencën e Shtabit të Përgjithshëm apo anëtarëve të tij. Vetë zonat ishin në formim e sipër, të paformuara në pjesën e parë të vitit 1998. Nuk kishte strukturë me zinxhir komandues; kishte grumbullim njësish lokale, njësish guerile që vepronin në mënyrë të pavarur dhe horizontale, pa ndonjë kohezion dhe uniformitet. Brenda Shtabit të Përgjithshëm në këtë pikë kohore, nuk kishte strukturë komanduese të vërtetë dhe nuk kishte përcaktim të qartë të përgjegjësive”, deklaroi ai.

Sipas mbrojtjes, përveç mungesës së strukturës, ka pasur edhe mungesë të theksuar të armatimit.

“Ka pasur mungesë armësh dhe ato që kanë qenë, ishin armë të lehta”, u shpreh Tully.

Avokati Tully akuzoi Prokurorinë se i ka bazuar akuzat kundër Selimit në prova dytësore, të cilat, sipas tij, i ka përdorur si “armë” dhe “mburojë”.

“Prokuroria i ka bazuar akuzat kundër Selimit në prova dytësore, të cilat i ka shfrytëzuar edhe si mburojë, edhe si armë: si armë për t’i mbuluar boshllëqet në provat e tyre dhe si mburojë për t’u mbrojtur nga përgjegjësitë që ka në përmbushjen e standardeve të provave që ofron”.

Ai shtoi se Prokuroria nuk e ka bërë asnjëherë të qartë autorësinë e materialeve që ia ka atribuar Selimit.

“Nuk do të thotë që nëse disa prej materialeve janë sekuestruar nga Selimi, ato janë të tij”.

Sipas tij, qasja e paqartë e Prokurorisë ka dëmtuar strategjinë e mbrojtjes.

“Duhet ta keni parasysh që kjo mund të ketë pasoja konkrete për personin. Qasja e paqartë e Prokurorisë lidhur me këto shënime, në momentet e fundit të këtij gjykimi, u bë edhe më e paqartë me pretendimet e tyre të forta se fjalët këtu janë të zotit Selimi. Po t’i kishim ditur këto akuza specifike gjatë gjykimit, ne si mbrojtje do të kishim pasur strategji tjetër gjatë kundërpyetjeve tona dhe do të kishim bërë hetime të tjera sa u përket pretendimeve të Prokurorisë. Këtu ne jemi cenuar”, deklaroi Tully.

Në pjesën tjetër të seancës, Selimin e përfaqëson avokati Chad Mair.

Tags: Gjykata SpecialeTeve1ZPS
ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagoset një 44-vjeçar në Skenderaj, policia nis hetimet për të shtënat me armë zjarri

Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

Osmani për dekretin e Kuvendit: Jam e bindur se është në përputhje me Kushtetutën

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

Vetëvendosje për vendimin e Kushtetueses: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është antikushtetues

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Halil Gecit për kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Halil Gecit për kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani

“Info Nata”- 09.03.2026

“Info Nata”- 09.03.2026

Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua

Trumpi paralajmëron se lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagoset një 44-vjeçar në Skenderaj, policia nis hetimet për të shtënat me armë zjarri

“Matrix”- 09.03.2026

“Matrix”- 09.03.2026

Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

Osmani për dekretin e Kuvendit: Jam e bindur se është në përputhje me Kushtetutën

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

Vetëvendosje për vendimin e Kushtetueses: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është antikushtetues

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Halil Gecit për kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Halil Gecit për kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën