TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati i Popullit vlerëson se kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve

by Teve1
58 minuta ago
0
A A
Avokati i Popullit vlerëson se kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se vendi po funksionon për të dytin vit pa institucione të plota, si pasojë e zgjedhjeve të përsëritura.

Sipas tij, moskrijimi i institucioneve po cenon të drejtat e njeriut dhe po krijon pasiguri te qytetarët për zhvillimet e mëtejshme në vend.

“Është viti i dytë që po vazhdon Kosova me funksionu pa institucione të plota, si rezultat i zgjedhjeve që po ndodhin në Kosovë të përsëritura. Mungesa e krijimit të institucioneve cenon dhe ndikon shumë keq tek të drejtat e njeriut, në radhë të parë për shkak të ngecjes së nismave legjislative, të ndryshimit të ligjeve dhe nxjerrjes së ligjeve të reja që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, në mirëqenien e tyre dhe në rritjen e standardit. Po natyrisht ndikon shumë edhe në vetë punën e institucioneve të tjera, të cilat në mungesë të autoriteteve mbikëqyrëse, mbesin në një dinamikë shumë të ulët të angazhimit në punën e tyre të përditshme, por edhe në projekte të cilat nuk arrijnë me i përfundua dhe nuk arrijnë me i nis të reja. Dhe kjo natyrisht ka bërë që sot qytetarët e Kosovës me u ballafaqu me një situatë të një pasigurie, ose paparashikueshmërie, se çfarë do të ndodhë më tej”, ka thënë Qelaj për KosovaPress.

Ai pret që rezultati i zgjedhjeve të fundit të finalizohet me krijimin e institucioneve, duke paralajmëruar se vazhdimi i krizave politike e institucionale do ta thellonte edhe më shumë dëmin për vendin.

Sipas Qelajt, një numër i institucioneve funksionojnë me mandate të vazhduara, përfshirë edhe institucionin e Avokatit të Popullit.

“Unë konsideroj që rezultati i zgjedhjeve të fundit do të finalizohet me krijim të institucioneve dhe nuk do të vazhdohet me kriza të tjera politike institucionale, sepse jemi edhe në një situatë të vështirë ku një numër i madh i institucioneve janë me mandate të vazhduara, përfshirë edhe Avokatin e Popullit. Pra, unë jam në pozitën e Avokatit të Popullit me mandat të vazhduar, sipas ligjit deri në zgjedhjen e Avokatit të ri, përndryshe unë mandati pesëvjeçar më ka përfunduar qysh në tetor të vitit që shkoi. Dëmi që po i shkaktohet Kosovës me moskrijim të institucioneve është i jashtëzakonshëm”, është shprehur ai.

Avokati i Popullit, thekson se kriza institucionale ka sjellë kufizime buxhetore, ngecje në nisma legjislative, projekte infrastrukturore dhe reforma në drejtësi. Ai thotë se një ndër parimet kryesore të reformës në drejtësi duhet të jetë respektimi i ndarjes së pushteteve.

Ai ka ngritur shqetësime edhe për tendencat e ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë, duke bërë thirrje që politika dhe ekzekutivi të qëndrojnë larg ndikimit në gjyqësor dhe prokurori.

“Mendoj që ka pasur veprime që tregojnë tendencë për të ndërhyrë në drejtësi. Të nis prej reagimeve të liderëve institucionalë tek emrat e veçantë. T’i përmend si të padëshirueshëm për pozita udhëheqëse brenda sistemit prokurorial dhe gjyqësor, e deri tek thirrjet dhe tendencat që me e shpall konkurse, ose me marrë veprime konkrete. Sistemi i drejtësisë, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, janë autoritete të pavarura, të cilat vendimmarrjen e tyre duhet ta bëjnë mbi bazë të ligjit dhe mbi bazën e nevojave e planifikimeve që ata i bëjnë, e jo mbi bazën e agjendave politike. Prandaj thirrja ime në këtë rast është që, politika dhe ekzekutivi me qëndru sa më larg ndërhyrjeve në sistemin e drejtësisë, por gjithmonë duke e mbështetur dhe duke u koordinuar e bashkëpunuar në interes të një reforme të mirëfilltë”, ka thënë Qelaj.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë janë mbajtur më 7 qershor të këtij viti, ku fituese doli subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje.

Certifikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është bërë ende, pas ankesa të disa kandidatëve për deputetë në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka deklaruar për media se pas certifikimit të rezultateve do të komunikojë me partitë politike për të arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve por edhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Zgjedhjet e kaluara janë mbajtur më 28 dhjetor dhe 9 shkurt, në të cilat po ashtu fituese ishte LVV-ja porqë nuk u arrit një marrëveshje në zgjedhjet e dhjetorit për zgjedhjen e presidentit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Hajvali zbulohen gjashtë lidhje ilegale të ujit, rastet procedohen në Prokurori

Në Hajvali zbulohen gjashtë lidhje ilegale të ujit, rastet procedohen në Prokurori

Ambasada italiane në Prishtinë: Kartat e identitetit në letër nuk do të vlejnë pas 3 gushtit 2026

Ambasada italiane në Prishtinë: Kartat e identitetit në letër nuk do të vlejnë pas 3 gushtit 2026

Protestues të maskuar shkatërruan çfarë u doli para, një police mbeti e lënduar – çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Tiranë?

Protestues të maskuar shkatërruan çfarë u doli para, një police mbeti e lënduar – çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Tiranë?

Një i vdekur dhe mbi 50 aksidente në Kosovë vetëm në 24 orët e fundit

Një i vdekur dhe mbi 50 aksidente në Kosovë vetëm në 24 orët e fundit

Real Madrid zyrtarizon transferime in Dumfries nga Interi

Real Madrid zyrtarizon transferime in Dumfries nga Interi

Në Hajvali zbulohen gjashtë lidhje ilegale të ujit, rastet procedohen në Prokurori

Në Hajvali zbulohen gjashtë lidhje ilegale të ujit, rastet procedohen në Prokurori

Avokati i Popullit vlerëson se kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve

Avokati i Popullit vlerëson se kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve

Ambasada italiane në Prishtinë: Kartat e identitetit në letër nuk do të vlejnë pas 3 gushtit 2026

Ambasada italiane në Prishtinë: Kartat e identitetit në letër nuk do të vlejnë pas 3 gushtit 2026

Digjen 5 automjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen 5 automjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Protestues të maskuar shkatërruan çfarë u doli para, një police mbeti e lënduar – çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Tiranë?

Protestues të maskuar shkatërruan çfarë u doli para, një police mbeti e lënduar – çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Tiranë?

Tragjedi në Kongo – 20 studentë humbin jetën pas fundosjes së anijes

Tragjedi në Kongo – 20 studentë humbin jetën pas fundosjes së anijes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën