TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Avokati i Popullit po trajton ankesat e qytetarëve të veriut, Sinani-Lulaj: Gazetarët meritojnë vëmendje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Avokati i Popullit po trajton ankesat e qytetarëve të veriut, Sinani-Lulaj: Gazetarët meritojnë vëmendje

Zëvendësavokatja e Popullit, Majlinda Sinani-Lulaj, ka folur rreth punës së institucionit në veri të vendit.

Ajo ka thënë se kohëve të fundit, për shkak të zhvillimeve në veri, Avokati i Popullit ka qenë disa herë në vizitë në këtë pjesë të vendit për të biseduar me shoqërinë civile dhe qytetarët.

Sinani-Lulaj ka sqaruar se në veri është e angazhuar një zyrtare që merret me kërkesat e qytetarëve në atë pjesë, duke pohuar se kur nuk ka funksionim të plotë të institucioneve, më së shumti e pësojnë qytetarët.

Ajo thotë se çështja e sigurisë kërkon intervenim të shpejtë e për këtë arsyeje këto raste nuk arrijnë deri te ata, duke shtuar se i gazetarët në këto raste duhet kushtuar vëmendje.

“Përveç zyrës qendrore në Prishtinë, kemi edhe tetë zyra regjionale në gjithë Kosovën, përfshirë dy në Mitrovicë – njërën në jug dhe njërën në veri. E kemi një kolege e cila është si adresë e qytetarëve atje. Kjo është edhe arsyeja pse kemi hapur këto zyra, që të jemi më pranë qytetarëve. Për shkak të ndjeshmërisë që ka ajo zonë, Avokati i Popullit, veçmas kohëve të fundit, ka qenë disa herë andej, ka kontaktuar shoqërinë civile, ka kontaktuar qytetarë, ka vizituar disa fshatra, për të parë hallet dhe ankesat që ata mund të kenë ndaj autoriteteve. Në institucion janë duke u trajtuar raste të qytetarëve të asaj pjesë. Është e vështirë të jepet një konstatim se si është gjendja. Natyrisht se kur nuk ka një funksionim të plotë të institucioneve, është qytetari që pëson gjithmonë. Ankesat e qytetarëve janë gjithandej pothuajse të njëjta. Mund të jenë çështje pronësore, çështje që lidhen me dokumente, shkollimin. Pjesa e sigurisë është çështje që mbase nuk arrin deri tek ne sepse kërkohen intervenime më të shpejta, por ne e përcjellim me vëmendje, jo vetëm për qytetarët atje. Ta zëmë punën e gazetarëve, gjatë periudhës ka qenë e ndjeshme situata. Siç folëm edhe për kushtet e punës, edhe profesioni i gazetarëve meriton vëmendje”, ka thënë ajo./eo/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën