TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati i Popullit mbështet martesat e gjinisë së njëjtë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Avokati i Popullit mbështet martesat e gjinisë së njëjtë

Avokati i Popullit ka shprehur qëndrimin e tij se marrëdhëniet familjare të personave me gjini të njëjta, të njihen dhe të definohen me Kodin Civil, ashtu siç e garanton Kushtetua.

Në opinionin e Avokatit të Popullit thuhet se Kushtetuta e Kosovës duke mos përcaktuar shprehimisht se e drejta e martesës është e drejtë e “burrit dhe grua”, nuk paraqet asnjë pengesë për të konstatuar se privimi nga martesa i personave me gjini të njëjtë paraqet shkelje të së drejtës për të mos u diskriminuar në bazë të orientimit seksual.

“Avokati i Popullit shprehë qëndrimin e tij se marrëdhëniet familjare të personave me sekse të njëjta, të njihen dhe të definohen me Kodin Civil, ashtu sikur që e garanton Kushtetuta dhe në pajtim me Ligjin Nr. 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pa asnjë dallim dhe në të njëjtën mënyrë sikur për personat me sekse të kundërta. Avokati i Popullit vlerëson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës duke mos përcaktuar shprehimisht se e drejta e martesës është e drejtë e “burrit dhe gruas”, nuk paraqet asnjë pengesë për të konstatuar se privimi i personave me sekse të njëjta nga e drejta e martesës, paraqet shkelje të së drejtës për të mos u diskriminuar në bazë të orientimit seksual”, ka thënë Avokati i Popullit.

Sipas opinionit të Avokatit të Popullit, Projektkodi Civil në kuadër të rregullimit të marrëdhënieve familjare, të përcaktojë shprehimisht njohjen e marrëdhënieve të personave me gjini të njëjta. /teve1.info/

Njoftimi i plotë:

Avokati i Popullit, në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligjet përkatëse, publikon opinionin dhe qëndrimet e tij lidhur me njohjen e marrëdhënieve familjare të personave me sekse të njëjta.

Nëpërmjet këtij opinioni, Avokati i Popullit vë në pah garancitë kushtetuese që i ofron Kushtetuta e Republikës së Kosovës për respektimin e jetës private dhe familjare, e po ashtu mbrojtjen nga diskriminimi në bazë të orientimit seksual për secilin qytetarë të Republikës së Kosovës.

Avokati i Popullit shprehë qëndrimin e tij se marrëdhëniet familjare të personave me sekse të njëjta, të njihen dhe të definohen me Kodin Civil, ashtu sikur që e garanton Kushtetuta dhe në pajtim me Ligjin Nr. 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pa asnjë dallim dhe në të njëjtën mënyrë sikur për personat me sekse të kundërta.

Avokati i Popullit vlerëson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës duke mos përcaktuar shprehimisht se e drejta e martesës është e drejtë e “burrit dhe gruas”, nuk paraqet asnjë pengesë për të konstatuar se privimi i personave me sekse të njëjta nga e drejta e martesës, paraqet shkelje të së drejtës për të mos u diskriminuar në bazë të orientimit seksual.

Për më tepër, Avokati i Popullit vlerëson se formulimi aktual i Projektkodit Civil për lejimin e bashkësive të regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta, pa e definuar qartë se çfarë paraqet një bashkësi e regjistruar civile dhe duke përcaktuar se kushtet dhe procedura për njohjen e këtyre bashkësive të rregullohen me ligj të veçantë, nuk paraqet zgjidhje dhe nuk i reflekton të drejtat e garantuara me Kushtetutë.

Avokati i Popullit, në mes tjerash, vlerëson se Projektkodi Civil në kuadër të rregullimit të marrëdhënieve familjare, të përcaktojë shprehimisht njohjen e marrëdhënieve të personave me sekse të njëjta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

Nesër varroset 25-vjeçari që humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Spahiu: Ekziston një marrëveshje e heshtur mes LVV-së dhe PDK-së për ta dobësuar LDK-në

Spahiu: Ekziston një marrëveshje e heshtur mes LVV-së dhe PDK-së për ta dobësuar LDK-në

Belgjika eliminon Senegalin

Belgjika eliminon Senegalin

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Chris Brown do të duhet t’i paguajë ish-asistentes së tij 13 milionë dollarë dëmshpërblim pasi një qen e sulmoi në shtëpinë e tij

Chris Brown do të duhet t’i paguajë ish-asistentes së tij 13 milionë dollarë dëmshpërblim pasi një qen e sulmoi në shtëpinë e tij

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën