TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Viktima pati halucinacione, pamjet e plota ende nuk janë bërë publike

by Tëvë1
8 muaj ago
11
A A
Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Viktima pati halucinacione, pamjet e plota ende nuk janë bërë publike

Avokati Urim Vokshi, i cili përfaqëson njërin nga pesë policët e arrestuar në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit, ka dhënë detaje rreth ngjarjes në emisionin “Këndi i Debatit” në Tevë1.

Vokshi ka ngritur shqetësime për mënyrën se si është duke u paraqitur rasti në publik, duke theksuar se shumë rrethana nuk janë bërë të ditura, ndërsa videot e publikuara nuk përfshijnë gjithë ngjarjen.

“Është e dhimbshme dhe e dëmshme për procesin që vetëm pjesë të shkëputura nga pamjet filmike janë publikuar. Ato nuk e japin gjithë tablonë e ngjarjes,” ka thënë ai.

Avokati paraqiti edhe versionin e njërit prej zyrtarëve policorë të përfshirë në rast.

“Policët janë thirrur për të reaguar ndaj ankesave të shumta të qytetarëve. Viktima, sipas tyre, ka tentuar të sulmojë një zyrtar policor përmes dritares së veturës dhe është larguar. Më pas ka bërë sërish përpjekje për sulm, por asnjëri nga policët nuk ka përdorur armë, pendrek apo forcë të tepruar,” tha Vokshi.

Ai shtoi se sipas deklarimeve, 27-vjeçari ka shfaqur sjellje të çuditshme, përfshirë halucinacione dhe frikë se po vritej nga policia, gjë që, sipas tij, mund të jetë indikator i një gjendjeje të rënduar psikike apo ndikimi nga substanca.

“Zyrtarët kanë ndërhyrë me duar të zbrazëta gjatë prangosjes. Nuk ka pasur dhunë joproporcionale, dhe menjëherë pas prangosjes, viktima është liruar. E gjithë ndërhyrja ka pasur për qëllim vetëm neutralizimin e situatës,” u shpreh Vokshi.

Avokati kritikoi faktin që publikut po i serviren vetëm segmente të pamjeve, duke kërkuar transparencë të plotë për të gjitha rrethanat.

“Pamjet që janë publikuar nuk e përfaqësojnë të gjithë skenën. Kjo është shqetësuese sepse ndikon në perceptimin publik pa u analizuar të gjitha faktet,” theksoi ai.

Në fund, Vokshi konfirmoi se klienti i tij nuk është kundër hetimeve dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet për zbardhjen e rastit.

Pesë policë janë aktualisht në ndalim, ndërsa Prokuroria ka iniciuar hetime për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Seanca për shqyrtimin e kërkesës për paraburgim është caktuar për 9 korrik.

Tags: Kendi i debatitPolicet e arrestuarTeve1
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

“Plotësisht i pafajshëm” – Deklarohet Thaçi para gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë

“Thuji, s’i ke parë kurrë”, Prokuroria transmeton bisedat e Thaçit me Fazliun, flasin për dëshminë e Remit

ZPS: Thaçi e ktheu objektin e paraburgimit në qendër të pengimit

ZPS: Thaçi e ktheu objektin e paraburgimit në qendër të pengimit

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Një muaj paraburgim për dy zyrtarët e KEDS-it të dyshuar për ryshfet

Gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në dhomën e gjumit

Gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në dhomën e gjumit

Transporti publik në Gjermani fillon grevë 48-orëshe

Transporti publik në Gjermani fillon grevë 48-orëshe

Emisioni “Mesditë” 27.02.2026

Emisioni “Mesditë” 27.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën