TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati Gashi thotë se Kosova ka ligje të mira, por ato nuk zbatohen mjaftueshëm

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Avokati Gashi thotë se Kosova ka ligje të mira, por ato nuk zbatohen mjaftueshëm

Avokati Tomë Gashi tha se Kosova ka ligje të mira sa i përket trajtimit të rasteve të dhunës apo armëmbajtjeve pa leje, mirëpo sipas tij ka mungesë të zbatimit të tyre, raporton teve1.info

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Gashi tha se ligjet që janë të aplikueshme në Kosovë janë të përshtatura me ato të vendeve të Bashkimit Evropian.

“Mund të ju them se ne ligje kemi të mira, dhe nëse ne i shikojmë ligjet ashtu siq janë të shkruara, nëse i shikojmë nëse se si aplikohen ligjet, atëherë kemi dështime. Shembull ajo që shumë herë e përmendi unë për mu është krejtësisht jo e logjikshme dhe pse konsiderohet që është ligjore kur për armëmbajtje pa leje dënimet janë tepër të vogla mos me thënë që janë qesharake. Ndërsa nëse e marrim ne këto fatkeqësi që po na ndodhin, u përmend që pas luftës janë vrarë 99 gra nga burrat e tyre, besoj që është fare lehtë që ndoshta jo të gjithë por shumica janë vrarë me armë zjarri, të cilat besoj që kanë qenë pa leje. Dhe ne nëse e marrim që për armëmbajtje pa leje dënimi mund të jetë në shuma të parave por edhe me burg në mënyrë komulative dhe dënimi me burg është deri në 7 vite e gjysmë, unë besoj që deri më sot në Republikën e Kosovës nuk është shqiptuar asnjë dënim i tillë. Dhe ne kemi raste kur struktura kriminale, persona të caktuar dënohen apo paraprakisht gjenden me armë pa leje, policia i ndalon, i arreston, i dërgon në mbajtje dhe ndoshta pa e kryer fare këto masa, ai shumë lehët në tregun e zi e gjen një armë dhe e mban në brez. Ne e dimë shembull prej rastit të “Bon-Vivantit”, gjatë bastisjeve të atyre ditëve janë kontrolluar dhe gjetur me 300-400 armë pa leje nga bastisjet, nëse merrni prej këtyre 300 apo 400 vetave që janë zënë me armë pa leje, nuk besoj që 3-4 kanë shkuar në burg, të gjitha janë paguar me para”, tha Gashi.

Avokati Gashi tha se të njëjtat ligje në vendet e Bashkimit Evropian janë funksionale, kurse në Kosovë jo.

“Nëse e merr aspektin qysh është ligji i shkruar, ligji është i njëjtë sikur në shumë shtete të BE-së por nëse flasim qysh e zbatojnë gjykatat në shumë raste që dështon zbatimi i ligjit si preventivë se nëse ti shkon sot në diskoteka, klube të natës, policia në shumicën e rasteve e din apo ka informata që mund të gjinden persona me armë pa leje. Dhe nuk bëjnë kontrolle të rregullta në lokacione ku ka individë që ka armë dhe nëse ata nuk përfundojnë në burg në qatë moment që zihet me armë pa leje dhe nëse gjykata, nëse është ai djali apo vajza e kujtdo nuk përfundon në burg, është çështje e papërgjegjësisë totale nëse nuk është stimulim”, tha Gashi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Qytetarët me votë refuzuan të gjitha partitë politike

Smajljaj: Qytetarët me votë refuzuan të gjitha partitë politike

Auto Draft

Dyshohet se patën problem me linjat, sulmohet me ak-47 autobusi me udhëtarë në Pagarushë

Auto Draft

Kompleksi Memorial në Reçak nën mëshirën e vullnetarëve – dy muaj pa mirëmbajtje

Dhënie e informacioneve për shqiptarët në Siri, vrasja e policit Muhamet Lika – akuzat ndaj Hysri Selimit?

“Këndi i Debatit” 11.06.2026

“Këndi i Debatit” 11.06.2026

Fillon Botërori 2026, ndeshja e parë Meksika – Afrika e Jugut

Fillon Botërori 2026, ndeshja e parë Meksika – Afrika e Jugut

Auto Draft

Dyshohet se patën problem me linjat, sulmohet me ak-47 autobusi me udhëtarë në Pagarushë

Auto Draft

Kompleksi Memorial në Reçak nën mëshirën e vullnetarëve – dy muaj pa mirëmbajtje

Dhënie e informacioneve për shqiptarët në Siri, vrasja e policit Muhamet Lika – akuzat ndaj Hysri Selimit?

Dhënie e informacioneve për shqiptarët në Siri, vrasja e policit Muhamet Lika – akuzat ndaj Hysri Selimit?

Kurti: Vazhdojmë të punojmë, kemi shtet për krejt

Kurti: Vetëvendosje mbetet forca më e madhe politike, pas rezultateve përfundimtare do të hyjmë në bisedime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën