TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Avokatët tregojnë sa merr kohë kthimi i trupit të Faton Hajrizit në Kosovë

Të premten ministri i brendshëm i shtetit serb, Ivica Daqiq, tha se forcat policore serbe vranë Faton Hajrizin,të arratisurin nga burgjet e Kosovës, i cili dyshohet se paraprakisht vrau një polic serb gjatë tentimit për të kaluar ilegalisht nëpër Serbi. E ka disa ditë që trupi i pajetë i Hajrizit po qëndron në Serbi, ndërsa njohësit e çështjeve ligjore në Kosovë kanë thënë se sjellja e trupit në Kosovë mund të marrë kohë.

nga Fidan Zejnullahu
1 vit më parë
0
A A

Ka disa ditë, që trupi i tij i pajetë ndodhet në Serbi.

Bëhet fjalë për Faton Hajrizin, i cili sipas autoriteteve serbe, u qëllua për vdekje në territorin e Serbisë.

E gjithë ngjarja ndodhi, pasi Hajrizi u arratis nga burgu i Smrekonicës në Kosovë dhe në shtetin serb dyshohet se vrau një polic.

Lajmin për vrasjen e tij e dha ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq.

E njohësit e çështjeve ligjore në Kosovë, thonë se sjellja e trupit të pajetë të Hajrizit në Kosovë, mund të marrë kohë.

“Mirëpo kur kemi parasysh faktin që kemi të bëjmë me një fqinj i cili përveç se nuk ka as gatishmëri dhe as vullnet për të bashkëpunuar me autoritet e tona, atëherë natyrisht që në rrethana të tilla mënyra e komunikimit zhvillohet përmes mekanizmave ndërkombëtarë me theks të veçantë të UMNIK-ut. Vlerësoj që një procedurë e tillë mund të marrë kohë, përveç kësaj natyrisht që jemi dëshmitarë të tendencës së autoriteteve politike serbe për ta përdorur këtë rast për tu shndërruar në viktimë, prandaj vlerësoj që këto e bëjnë situatën edhe më komplekse dhe mund të marrë kohë sjellja e trupit e të ndjerit dhe dorëzimi i tij në familje”, ka thënë Bajraktari, teksa e sheh të padrejtë mosbashkëpunimin me shtetit serb, veçmas në këtë rast”, është shprehur avokati, Ardian Bajraktari.

Nga autoritetet serbe nuk është bërë e ditur nëse deri më tani, trupi i pajetë i Hajrizit i është nënshtruar autopsisë.

Por, në cilat raste, sipas praktikave të kaluara, mundet që një trup t’i nënshtrohet një procedure të tillë për së dyti, edhe pas kthimit në Kosovë?

“Nëse familjarët dyshojnë që autopsia e parë në një vend të caktuar nuk është kryer sipas standardeve të caktuara ose ka dyshime të tjera të cilat ata mendojnë që duhet t’i nënshtrohet edhe një herë i afërmi i tyre autopsisë, atëherë kanë të drejtë që sapo trupi të kthehet në Kosovë, të hapin rastin në polici dhe pastaj edhe në bashkëpunim me prokurorin dhe me urdhër të prokurorit, nësë e sheh të arsyeshme, do të lëshohet një urdhëresë për autopsi”, ka thënë drejtori i IML-së, Ditor Haliti.

E nëse shteti i Kosovës ka kërkuar ta ketë ekspertin e saj mjeko-ligjor gjatë kryerjes së autopsisë në trupin e pajetë të Faton Hajrizit, Tëvë1 ka pyetur në Ministrinë e Drejtësisë.

Për këtë çështje nga ky dikaster nuk kanë kthyer përgjigje të hënën.

Madje, ditë më parë, e para e drejtësisë në vend, Albulena Haxhiu, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se nuk e dinë nëse vrari në Serbi, është Faton Hajrizi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Absurde, Gjykata Kushtetuese pezulloi punën e 120 deputetëve të Kuvendit

Haxhiu: Absurde, Gjykata Kushtetuese pezulloi punën e 120 deputetëve të Kuvendit

Haxhiu thotë se e drejta e vetos për Listën Serbe do të përbënte zgjerim të Pakos së Ahtisaarit

Haxhiu thotë se e drejta e vetos për Listën Serbe do të përbënte zgjerim të Pakos së Ahtisaarit

“Shteti ynë është unitar” – Haxhiu: Kushtetuta s’lejon veto të Listës Serbe

“Shteti ynë është unitar” – Haxhiu: Kushtetuta s’lejon veto të Listës Serbe

Hasani: Pa nënkryetarin serb, Kuvendi s’është i konstituuar

​A po synohet të bllokohet shteti për një nënkryetar të Kuvendit të Kosovës?

“Me Serbinë, një ndeshje e madhe”/ Bajrami pas fitores me Letoninë: Më mirë luaj pas sulmuesit, por për Kombëtaren rëndësi kanë tri pikët

“Me Serbinë, një ndeshje e madhe”/ Bajrami pas fitores me Letoninë: Më mirë luaj pas sulmuesit, por për Kombëtaren rëndësi kanë tri pikët

Haxhiu: Absurde, Gjykata Kushtetuese pezulloi punën e 120 deputetëve të Kuvendit

Haxhiu: Absurde, Gjykata Kushtetuese pezulloi punën e 120 deputetëve të Kuvendit

Shqipëria mirëpret për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Shqipëria mirëpret për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Brazili pëson humbjen e parë me Ancelottin, Presidenti i CBF: Luajtëm 11 kundër 14!

Brazili pëson humbjen e parë me Ancelottin, Presidenti i CBF: Luajtëm 11 kundër 14!

Prezantim i dyfishtë nesër te Juventusi, Zhegrova dhe Openda

Prezantim i dyfishtë nesër te Juventusi, Zhegrova dhe Openda

Haxhiu thotë se e drejta e vetos për Listën Serbe do të përbënte zgjerim të Pakos së Ahtisaarit

Haxhiu thotë se e drejta e vetos për Listën Serbe do të përbënte zgjerim të Pakos së Ahtisaarit

Man City del me njoftim për lëndimin e Marmoush, mungon në derbin e qytetit

Man City del me njoftim për lëndimin e Marmoush, mungon në derbin e qytetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X