Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm të ri ajror në Suwayda të Sirisë
Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen një sulm të ri ajror të enjten në mbrëmje në qytetin Suwayda në Sirinë jugore, tha media siriane, transmeton Anadolu.
Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se sulmi kishte në shënjestër periferinë e qytetit, pa dhënë detaje për të lënduar ose dëme.
Sulmi i ri erdhi një ditë pasi Ministria e Brendshme siriane konfirmoi një marrëveshje të re armëpushimi në Suwayda, e cila përfshin riintegrimin e plotë të provincës jugore nën autoritetin e qeverisë qendrore.
Marrëveshja u njoftua mes sulmeve ajrore izraelite që shënjestruan kryeqytetin Damask, si dhe Suwaydan dhe Daraan, me justifikimin për mbrojtjen e komunitetit druz.