Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 118 të tjerë janë plagosur kur avionët luftarakë izraelitë kryen sulme të reja ajrore në disa lokacione në Jemen të mërkurën, tha grupi Huthi, transmeton Anadolu.
Televizioni Al-Masirah i drejtuar nga Huthit tha se sulmet shënjestruan një strukturë mjekësore në Rrugën e 60-të në Sanan jugperëndimore, selinë e bankës qendrore dhe një kompleks qeveritar në provincën Al-Jawf në Jemenin verilindor.
Avionët luftarakë kanë goditur gjithashtu zyra gazetash, së bashku me shtëpi banimi, tha media.
Transmetuesi tha se mbrojtja ajrore e Huthive u përball me avionë izraelitë gjatë sulmeve.
Ushtria izraelite pretendoi se sulmet goditën objektiva ushtarake të Huthive në zonat në Sana dhe provincën Al-Jawf.
Në një deklaratë ushtarake thuhet se avionët luftarakë goditën kampet ushtarake të grupit jemenas, Selinë Ushtarake të Marrëdhënieve me Publikun dhe një depo karburanti.
Muajin e kaluar, një sulm izraelit në Sana vrau 12 zyrtarë të lartë Huthi, përfshirë kryeministrin Ahmed Ghalib Al-Rahawi dhe nëntë ministra të tjerë.
Ushtria izraelite nisi disa valë sulmesh ajrore në lokacione të Huthive në gjithë Jemenin në muajt e fundit në hakmarrje për sulmet me raketa dhe dronë të Huthive ndaj Izraelit.
Që nga nëntori i vitit 2023, Huthit kanë kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave izraelite dhe kanë shjënjestruar anije tregtare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik në mbështetje të palestinezëve në Gaza, ku më shumë se 64.600 njerëz janë vrarë në luftën gjenocidale izraelite.