Sipas Avdiajt, këtë liri është dashur që ta kenë që nga viti 2015.
“Vizat dhe projekti për vizat është një projekt i cili qytetarëve të Kosovës do u kthehet një liri e munguar, një liri e cila është dashur që ta ketë që nga viti 2015 pasi nuk ka pasur kritere të cilat duhet të përmbushen nga institucionet e Kosovës, ku dihet se elementet korruptive çdo shtet tjetër i ka më të thella se Kosova, si Serbia”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.